Gjykata jep dënimin për autorët e rrëmbimit në Sarandë

20/04/1715:07

Shperndaje:


ridvan-lamajGjykata jep dënimin për autorët e rrëmbimit në Sarandë.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 39 vjet burg në total dy të akuzuar për rrëmbimin e Ridvan Lamajt në Sarandë.
Sipas vendimit të Gjykatës, Viktor Islami është dënuar me 19 vite burg, ndërsa Ardian Ogici me 20 vite burg.
37­vjeçari Ridvan Lamaj, i cili ishte emigrant në Greqi, më 17 qershor të 2015 u rrëmbye në Sarandë nga dy persona.
Megjithëse gjykata ka vendosur dënimin e autorëve të dyshuar, trupi i Ridvan Lamajt ende nuk është gjetur nga familjarët. Gjatë seancave gjyqësore babai i Ridvan Lamajt iu lut njeriut që qëndronte prapa kafazit të hekurt të gjykatës për  t`i treguar se ku ndodhej trupi i birit të tij. 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.