Futbolli ndërpret bojkotin! Në fundjavë rikthehen në fushë edhe Butrinti dhe Delvina

28/10/2010:56

Shperndaje:


Një lajm pozitiv vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit e cila sot ka njoftuar se ka lajmëruar të gjitha ekipet e Kategorisë së parë, të dytë dhe futbollin e fëmijëve se nga fundjava do të nisin aktivitetin.
Futbolli në Shqipëri ishtë në bojkot që prej datës 5 gusht kur Liga Profesioniste shpalli 4 kërkesat për qeverinë, ndërsa tani në aktivitet nuk do të jetë vetëm Superliga. Gjithsesi edhe kjo e fundit pritet që brenda pak ditësh të marrë dritën jeshile për t’iu kthyer fushave të blerta.

“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se këtë fundjavë do të nisë edicioni i ri futbollistik 2020/2021 në Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe në të gjitha nivelet e moshave.
Sektori i Garave në FSHF i ka nisur njoftimet klubeve dhe po kryen përgatitjen e nevojshme për këtë rifillim…”-thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Ekipi i Butrintit udhëton drejt Patosit për takimin me Albpetrol, ndërsa Delvina pret Maliqin.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.