FNSH mësyn në Vlorë dhe Sarandë, shoqërime dhe arrestime

23/09/189:05

Shperndaje:


Policia njofton se arrestoi në Sarandë shtetasin: M. K 42 vjeç, banues në Sarandë.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë në lokalin ku punon pasi sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e këtij lokali, u gjet dhe u sekuestrua 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si “Kokainë”.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme
Gjithashtu në Vlorë janë Sekuestruar kokainë e para të përfituara nga aktiviteti kriminall
Gjithashtu në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo që trafikojnë lëndë narkotike, gjatë kontrolleve të ushtruara në territorin e Qarkut Vlorë, nga Forca e Posaçme Operacionale me mbështetjen e FNSH, janë shoqëruar për verifikim 28 persona kryesisht ata me precedent penal.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kënë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin antidrogë “Vjeshta”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
Artan Agolli, 48 vjeç, lindur në fshatin Zvarisht, Korçë dhe banues në fshatin Dhërmi Vlorë.
Sipas hetimeve me metoda speciale, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së personit dhe në mënyrë të mirëorganizuar dhe profesionale u arrit kapja në kushtet e flagrancës e shtetasit Artan Agolli, në godinën ku edhe jetonte përkohësisht në fshatin Dhërmi, Vlorë.
Nga kontrolli i banesës, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale drogë, materiale tė ndryshme dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike :
▪ 107 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”.
▪ 353.000 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë të rinj, 875 (tetëqind e shtatëdhjetë e pesë €) Euro, si dhe 100 (njëqind $) dollarë.
▪ Një automjet i markës “Mercedes Benz”, një peshore elektronike, dy aparatë celularë.

 

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.