Edmond Zejno bën betimin si deputet i parlamentit

26/01/1715:04

Shperndaje:


Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me betimin e dy deputetëve të rinj, Flamur Çela e Edmond Zeno të cilët morën mandatin duke zëvendësuar përkatësisht Shkëlqim Selamin dhe Dashamir Tahirin.
Dy deputetëve e Vlorës, Selamit të LSI dhe Tahirit të PDIU iu hoq mandati i deputetit pasi u prekën nga ligji i dekriminalizimit.
Nga hetimet e prokurorisë rezultoi se këta deputetë kishin fshehur dënimet për vepra të ndryshme penale, të cilat nuk i kishin shënuar në formularin e vetëdeklarimit.
Zejno gjatë fushatës së 2013 zhvilloi një fushatë të fuqishme në Sarandë dhe Delvinë me shpresën se PDIU do të arrinte të merrte 2 mandate në Qarkun e Vlorës. Edhe drejtuesit e PDIU ia lanë atëherë Edmond Zejnos gjithë barrën e fushatës elektorale në Sarandë dhe Delvinë.
PDIU arriti të merrte në zonat e Sarandës dhe Delvinës rreth 2200 vota.
Mbetet ende e paqartë se cili do të jetë qëndrimi i deputetit të ri në marëdhëniet me PDIU. Kujtojmë se PDIU në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 hyri në zgjedhje si pjesë e kualicionit të djathtë, ndësa tani është bërë pjesë e qeverisjes së majtë.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.