Del në treg revista e parë turistike për Sarandën dhe Ksamilin

05/08/1918:10

Shperndaje:


Saranda Magazine
Del në treg revista e pare turistike për Sarandën dhe Ksamilin

Saranda Magazine është një medium i ri për qytetin, në faqet e së cilës do të gjejnë hapësirë të gjithë, miqtë dhe mikpritësit.
Duke parë rritjen e Sarandës si destinacion dhe kërkesat e vizitorëve për informacion ndryshe, apo duke ndjekur panaire dhe aktivitete që zhvillohen nëpër Botë, ku prezantohet edhe Saranda si një prej destinacioneve më të mëdha e më të rëndësishme shqiptare, ne realizuam dhe sollëm një produkt informativ dhe reklamues që do t`ju shërbej të gjithëve.
Një botim që flet nën një gjuhë frymëzuese përtej asaj fikse, dhe një prezantimi standart të vendeve dhe aktiviteteve që vijnë nën formatin e nje guide.
Dy fjalë për edicionin e pare: Duke përdorur edhe eksperiencën e madhe që ne kemi me këtë destinacion, ne ju kemi listuar eksperiencat më të mira që ja vlejnë të përjetohen nëse jeni në Sarandë.
Kemi folur për aventura të veçanta, për risi dhe prurje të reja në qytet, për ture që do të habiteni kur t`i gjeni në brendësi të revistës, kemi listuar plazhet më të bukura, monumentet, hotele të reja dhe ekzistuese, restorantet dhe chef-at që e bëjne Sarandën dhe Ksamilin një destinacion kulinarie, produktet e origjinës, recetat e vjetra dhe ju kemi dhënë ide pa fund për format dhe mënyrat e argëtimit apo se ku mund të blini e gjeni produkte unike.
Saranda Magazine Editor`s


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer
Restorant “Lori” në Ksamil kërkon Zgarist dhe 2 Pjatalarëse. Ofrohet akomodim
Plagoset me çifte: Më goditi një gjuetar natën në mal. Policia dyshuese
Akt i rëndë vandalizmi – Dhunohet varri (FOTO)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.