COVID-19/ Bino: Virusi qëndron në ajër disa minuta, nesër mblidhet Komiteti për hapat e radhës
Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino treguar se nesër Komiteti Shëndetësor do të mbajë një mbledhje për tu njohur me situatën e pandemisë së Covid-19 dhe më pas për të ndërmarrë masat e reja.
Në një intervistë për emisionin “Përballë” në Rtsh, Bino pohoi se virusi qëndron në ajër për disa minuta dhe kjo rrit mundësitë për tu infektuar.
Ndërkohë, Bino shtoi se për të këputur zinxhirin e infektimit duhet të aplikohet vaksinimi në të gjithë popullsinë.
Ajo ka thënë se kjo gjë do të jetë e vështirë për vendin tonë pasi sipas saj Shëndetësia Publike nuk u gjet në momentin më të mirë të saj.
“Ne i dijmë rrugët e transmetimit të infeksionit. Nëse nuk e dinim në fillim, tani e dijmë që jo vetëm përmes spërklave mund të infektosh dikë, por edhe kur flet pasi virusi qëndron në ajër. Rruga kryesore është në ajo ajrore. Këto janë disa elementë të rëndësishëm. Vendet kryesore të infektimit janë vendet e mbyllura, zyrat, baret, restorantet. Maska jo vetëm mbron veten, por edhe atë që ka përballë.
Që të këpusësh zinxhirin e infektimit duhet të vaksinojmë të gjithë popullatën. Por, më vjen keq që e them se ne nuk mundemi ta arrijmë këtë. Për këtë duhet të marrin një seri masash.
Që të rrisësh numrin e trajtimit nuk është e mundur. Kjo pandemi nuk e gjeti shëndetësinë publike në momentin më të mirë. Ishte lënë pas dore që nga viti 1990. Këtë herë është kthyer një sy nga shëndeti publik.” – tha ajo.
Ndërkohë, Bino ka shtuar se është mirë të vaksinohen të gjithë duke shtuar se fillimisht vaksinën duhet ta marrin grupet e riskut.
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Ekipi i basketbollit të shkollës “Adem Sheme” Sarandë shkon në finalen e madhe ndaj Shkodrës
01/12/2021:47
Manjola Nikollo: Ina Zhupa më ka bërë intriga dinake
01/12/2021:47
Furtunë në PD Sarandë, Manjola Nikollo rrebelohet ndaj “procesit të intriguar”
01/12/2021:47
Njoftim punësimi në hotel për Punonjëse Pastrimi, Kuzhinë për mëngjeset dhe Kamariere
01/12/2021:47
“Aquamarine Apartments” në Shëtitoren e Sarandës, kërkon Punonjëse Pastrimi
01/12/2021:47
Rrethohet me rrjetë teli Kurora e Gjelbër e Sarandës, reagon Policia Bashkiake
01/12/2021:47
U kap me çifte në shtëpi, arrestohet nga Policia e Delvinës
01/12/2021:47
Colosseum Hotel Restaurant kërkon të punësojë Banakier/e dhe Sanitare hoteli. Me akomodim
01/12/2021:47
Restorant Gostivari kërkon të punësojë Zgarist, Sallatjere dhe ndihmës kamarier/e
01/12/2021:47
Do prodhohen “Ishuj artificialë”, qeveria i jep KKT edhe menaxhimin e hapësirës detare
01/12/2021:47
Rezervime
Vila Alvin, apartament 1+1, Kati 2
01/12/2021:47
Apartament në qendër të Sarandës, pranë Shëtitores
01/12/2021:47
Apartamenti 3 – Vila Stupende
01/12/2021:47
The City View Penthouse
01/12/2021:47
Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
01/12/2021:47
Suvenire
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 29
01/12/2021:47
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 25
01/12/2021:47
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 8
01/12/2021:47
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
01/12/2021:47
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
01/12/2021:47