Cfare ndodhi ne Butrint gjate vizites se Hrushovit
Një kombinim perfekt i arkeologjisë me natyrën, Butrinti shënon destinacionin e dytë më të vizituar në Shqipëri pas Krujës. Por sipas studiuesit Auron Tare qyteti i vjetër ka nisur të vizitohet nga turistë që në kohën e kont Ugolinit. Ndërsa emra të njohur botërorë kanë kryer vizita në vite, e veçantë mbetet vizita e Hrushovit në Butrint.
“Ka një histori, që përpara se Hrushovi të vinte në Shqipëri, që erdhi me anijen Dajti, qëndroi në gjirin e Sarandës dhe me një skaf erdhi për të parë Butrintin. Dy javë përpara se të vinte, gjithë zona u spërkat me një helm kundër gjarpërinjve dhe për dy javë në të gjithë zonën dukeshin gjarpërinjtë që përpëliteshin”, tregoi gazetari Blendi Fevziu gjatë reportazhit mbi Butrintin.
Ndërkohë studiuesi Auron Tare u shpreh se ndoshta tashmë ka ardhur koha që në Butrint të reduktohet numri i turistëve pasi nuk ka një plan menaxhimi për ta.
“Butrinti është vizituar që në kohën e Ugolinit, ka qenë në itineraret që ka bërë Italia. Ugolini shkoi në vendet skandinave dhe e prmovoi. Pastaj pas lufte pati një periudhë, pastaj me grupet komuniste dhe ata pak të huaj që hynin me Albturizmin. Pas viteve 90 nuk kishte me vizitorë, ose shumë shumë të rrallë. Pati diçka nga vitet ’93 që vinin nga Korfuzi. Ndoshta pas Krujës është i dyti më vizituar dhe fatkeqësisht i ka ardhur koha të reduktohet numri i vizitorëve, sepse nuk ka një plan menaxhimi se çfarë duhet të bëhet. Në verë rruga është e bllokuar nga autobuzët, ka një rresht të gjatë njerëzish”, u shpreh Tare.
I pyetur se cilët janë personat më të famshëm që e kanë vizituar Butrintin, Tare tha:
“Konti Çiano, Hrushovi, Zhukovi, Malenkovi, nuk e di nga këta kinezët kush ka qenë po Sianuku besoj. Pas ‘90 pati atë periudhën e artë kur u përpoqëm ta bëjmë park kombëtar. Por atëherë nuk ishte interneti dhe kushdo që vinte, vinte në atë pjesën e vet të privatësisë, mund të kujtoj dukesha e Devënshajër, Lordi Kerington, është një listë shumë e gjatë, Wensteini i famshëm i filmave të Hollivudit, Kamila që folëm qëparë”./Opinion.al
VIDEO https://youtu.be/-54Ay76UaL0
https://youtu.be/-54Ay76UaL0
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Policia gjunjëzon dhe prangos polakun në Sarandë – VIDEO
10/06/2022:03
NJOFTIM PUNËSIMI për disa pozicione pune në Illyrian Boutique Hotel
10/06/2022:03
AUTO RIZAI – Pjesë këmbimi për automjete në Sarandë
10/06/2022:03
Ndahet nga jeta njeriu i mirë dhe punëtor Vladimir Çumani
10/06/2022:03
NJOFTIM PUNËSIMI në Supermaket Your Market në Qafë Gjashtë
10/06/2022:03
Sherr në Bulevardin e Sarandës, i riu goditet me levë, transportohet në spital
10/06/2022:03
Humb jetën futbollisti veteran Fredi Mërkuri. Ngjarja gjatë një takimi miqësor – VIDEO
10/06/2022:03
Studentja shkërmoq propagandën e ministres: Asgjë nuk po bëni për rininë!
10/06/2022:03
Braktisen punimet e fasadave në Sarandë – FOTO
10/06/2022:03
NJOFTIM PUNËSIMI në Restorant në Bulevardin e Sarandës për Prill-Tetor. Me akomodim & ushqim
10/06/2022:03
Rezervime
Dhomë treshe me pamje nga deti – Vila Park Bujari Ksamil
10/06/2022:03
Apartament 2+1 me pishinë
10/06/2022:03
Suitë me dy dhoma – Vila Park Bujari Ksamil
10/06/2022:03
The City View Penthouse
10/06/2022:03
Dhomë katërshe me ballkon – Vila Park Bujari Ksamil
10/06/2022:03
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
10/06/2022:03
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
10/06/2022:03
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
10/06/2022:03
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 12
10/06/2022:03
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 1
10/06/2022:03