Carlo Bollino: Propozim për të mbrojtur edhe ata 81 mijë pensionistë në “arrest shtëpie”
Sipas qeverisë, këta pensionistë “do të marrin ndihmë nga shteti”. Po si? Sa njerëz do të vejë në dispozicion shteti për të asistuar derë më derë dhjetëra mijëra të moshuar të vetëm? E pastaj, çfarë lloj asistence do t’u jepet? Do të shkojnë t’u bëjnë atyre pazarin, duke blerë sipas porosisë bukë, fruta, djathë, fasule apo atë çka të moshuarit zgjedhin të hanë? Dhe kush e paguan në një rast të tillë shpenzimin? Apo të gjithë të moshuarit e vetëm do të marrin pakon ushqimore të ndihmës sociale? Edhe një pensionist në gjendje të mirë financiare që jeton i vetëm, por që sot nuk ka më të drejtë të shpenzojë paratë që ka vënë mënjanë? Të gjithë pensionistët e vetëm do të trajtohen nga dita e hënë e tutje si të varfër dhe me asistencë?
Dhe kush do të shkojë për ta që të marrë në farmaci ilaçet, për të cilat janë nevojë? Rastet që do të kërkojnë zgjidhje do të ishin me mijëra e kështu që në fund nuk do të zgjidhej asnjë.
Duhet te jemi koshiente qe shteti nuk ka as mjete financiare dhe as burime njerëzore të mjaftueshme për të perballuar këtë detyrë jashtëzakonisht të madhe. Kështu është e qartë që tani se urdhërin ekstrem për të mbyllur në shtëpi të gjithë pensionistët, duke përfshirë ata që jetojnë vetëm, shumë do të jenë ata që do ta shkelin. Po atëhere pse e bë? Përse të shkaktosh panik mes atyre të moshuarve që normalisht respektojnë rregullat, por që nga nesër do të jenë të detyruar t’i shkelin ato për të mbijetuar? Përse të detyrohen gjyshërit tanë të dalin në rrugë si klandestinë, me frikë në zemër se do t’i ndalojë policia, vetëm për të blerë një copë bukë e një kile qepë, sikur të ishin rikthyer në partizanë të rrethuar nga armiku?
Të moshuarit janë kategoria më e dobët në shoqëri dhe me e rrezikuar e kësaj pandemie, por vendimi i qeverisë për t’i mbrojtur duke u vënë “prangat” rrezikon të jetë për ata më e dhimbshme se vetë sëmundja. Besoj se Edi Rama është ende në kohë për ta menduar edhe një herë. Për shembull, duke u rezervuar të moshuarve një fashë orare daljeje të ndryshme nga ajo e të gjithë të tjerëve. Në rast se në orën 13.00 të rriturit e fëmijët kthehen në shtëpi, nga ora 14.00 deri në 17.00 (për shembull) mund të dalin vetëm të moshuarit, edhe ata si gjithë të tjerët pa shoqërues, pa makine dhe vetëm në itinerarin shtëpi-dyqane. Kjo do të kufizonte kontaktet e tyre të afërta dhe do t’u jepte edhe supermarketeve pak frymëmarrje, duke e zmadhuar, edhe pse pak, fashën orare të hapjes.
E dimë që nuk ka receta magjike në këtë emergjencë dhe askush prej nesh nuk e zotëron. Qeveria deri tani ka vepruar me kurajo e shpejtësi, duke arritur deri në këto momente ta minimizojë përhapjen e epidemisë, por të dëgjosh opinione të ndryshme ndihmon të korrigjosh gabimet e të bësh më të mirën në interes të të gjithëve.
Të gjithë i duam të moshuarit dhe duhet të bëjmë të pamundurën për të mbrojtur mushkëritë e tyre, por me të njëjtën brishtësi siç ata jetojnë, duke vazhduar të përdorim krah strategjive shkencore, edhe zemrën tonë
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Ekipi i basketbollit të shkollës “Adem Sheme” Sarandë shkon në finalen e madhe ndaj Shkodrës
30/03/2020:46
Manjola Nikollo: Ina Zhupa më ka bërë intriga dinake
30/03/2020:46
Furtunë në PD Sarandë, Manjola Nikollo rrebelohet ndaj “procesit të intriguar”
30/03/2020:46
Njoftim punësimi në hotel për Punonjëse Pastrimi, Kuzhinë për mëngjeset dhe Kamariere
30/03/2020:46
“Aquamarine Apartments” në Shëtitoren e Sarandës, kërkon Punonjëse Pastrimi
30/03/2020:46
Rrethohet me rrjetë teli Kurora e Gjelbër e Sarandës, reagon Policia Bashkiake
30/03/2020:46
U kap me çifte në shtëpi, arrestohet nga Policia e Delvinës
30/03/2020:46
Colosseum Hotel Restaurant kërkon të punësojë Banakier/e dhe Sanitare hoteli. Me akomodim
30/03/2020:46
Restorant Gostivari kërkon të punësojë Zgarist, Sallatjere dhe ndihmës kamarier/e
30/03/2020:46
Do prodhohen “Ishuj artificialë”, qeveria i jep KKT edhe menaxhimin e hapësirës detare
30/03/2020:46
Rezervime
Apartament 2+1 me pishinë
30/03/2020:46
River & Sea Side Apartament
30/03/2020:46
Dhomë çift për pushime
30/03/2020:46
Hotel ILIO Ksamil, dhomë për çift
30/03/2020:46
Apartament Ionian Saranda Sea
30/03/2020:46
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
30/03/2020:46
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 5
30/03/2020:46
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 17
30/03/2020:46
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
30/03/2020:46
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 11
30/03/2020:46