Butrinti përmbys në Berat, ngjallen shpresat për Kategorinë e Parë


Ka përfunduar në Berat me fitoren e Butrintit takimi Tomori – Butrinti.
Ndeshja është mbyllur rezultatin 1 – 3.
Butrinti ka arritur të rezistojë ndaj presionit të vendasve që kërkonin fitoren me ngulm vetëm për 53 minuta, moment kur F.Karemani ka shënuar golin për ekipin vendas.

Në kohën kur vendasit dominonin edhe numerikisht takimin pas daljes me karton të kuq të Collit në min e 73-të, Butrinti ka shënuar golin e barazimit me anë Lloji në minutën e 78-të.
Në minutën e 83-të ka qenë Zholi që ka shënuar golin e dytë për Butrintin, ndërsa në minutën e 86-të Dobra ka shënuar përsëri për Butrintin, duke shokuar lojtarët e Tomorit.

Me këtë fitore Butrinti ngjitet në 35 pikë, 5 pikë larg 3 ekipeve që kryesojnë tabelën me nga 40 pikë, por me Tomorin dhe Albpetrolin me nga 1 takim më pak.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Klubi i motoristëve SteelWings Albania krijon degën në Sarandë
Lexoni më shumë
Plagoset me armë zjarri në Athinë 38-vjeçari nga Saranda
Lexoni më shumë
Butrinti dhe Delvina luajnë nesër në transfertë, dy sfida me objektiva të ndryshëm
Lexoni më shumë
Qeveria ndryshon hartat e zonave arkeologjike “A” dhe “B” në qytetin e Sarandës
Lexoni më shumë
U mbanin pasaportat për të shlyer borxhet me punë, zbulohet rrjeti i kalimit të emigrantëve
Lexoni më shumë
Inxhinieri kërkon ndalimin e bombolave të gazit: Kanë efektin e tritolit, të hiqen nga përdorimi
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.