Butrinti ngec ndaj Memaliajt, Delvina marshon drejt kreut

Ekipi i Butrintit nuk ka arritur të përfitojë nga takimi i sotëm në Sarandë ndaj Memaliajt, ekip i cili javën e kaluar u mund nga Delvina me rezultatin 1-4. Ekipi i Memaliajt kaloi në avantazh që në minutën e 27-të të pjesës së parë me anë të një kundërsulmi. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për miqtë nga Memaliaj. Në fillimin e  pjesës së dytë, Butrinti nuk arrin të shënojë nga pika e 11-metërshit, penallti e cila u prit nga portieri i Memaliajt. Në minutën e 69-të Butrinti arrin të barazojë rezulltatin me një gol të bukur nga Mateo Qendo.
Në kohën kur luheshin minuatat shtesë dhe ekipi i Butrintit ishte hedhur në sulm për të shënuar golin e fitores, vjen dhe momenti fatal, kur lojtarët e Memaliajt përfitojnë dhe nëpërmjet një kundërsulmi shënojnë golin e fitores. Takimi u mbyll me rezultatin 1-2
Ndërkohë ekipi i Delvinës ka bërë detyrën në takimin ndaj Këlcyrës. Takimi i luajtur në Delvinë u mbyll me rezultatin 4-1 në favor të delvinjotëve.
Renditja ne Grupin B :
1.Naftëtari 24 Pikë
2.Oriku 22 Pikë
3.Delvina 18 Pikë
4.Butrinti 13 Pikë
5.Këlcyra 12 Pikë
6.Devolli 12 Pikë
7.Memaliaj 12 Pikë
8.Maliqi 10 Pikë
9.Domosdova 10 Pikë
10.Përmeti 8 Pikë
11.Tepelena 7 Pikë
12.Skrapari 6 Pikë
13.Gramozi 4 Pikë   klubi-delvina