Butrinti fiton derbin ndaj Delvinës dhe i largohet fundit të tabelës

24/03/1917:25

Shperndaje:


Ekipi i Butrintit të Sarandës ka fituar derbin përballë Delvinës, një takim ky që për ekipin sarandiot kishte shumë rëndësi për vetë pozitat në të cilat ndodhet ekipi.
Dalja me kartonin e kuq e Dritan Mehmetit,  një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Delvinës, i cili u ndërshkua në minutën e dhjetë së bashku me B. Dajo të Butrintit, e ka shthurrur lojën e ekipit delvinjot.
Butrinti e ka shënuar në minutën e 15-të me anë të E. Llollaj pas një aksioni të bukur.
Në minutën e 35 është akorduar 11-metërsh për Butrintin, të cilin e ka kthyer në gol Dhrami, duke bërë që tifozeria sarandiote të kalonte në delir.
Pjesa  e dytë nuk ka sjellë asnjë ndryshim për lojën e ekipit delvinjot dhe ndërsa minutat po kalonin, nervozizmi i lojtarëve të Delvinës vinte duke u shtuar.
Shpresave të ekipit të Delvinës për të bërë përmbysjen e rezultatit do tu vinte fundi në minutën e 74-t, kur Dhrami ka shënuar golin e tretë për Butrintin, gol i cili vulosi edhe rezultatin 3-0. Me këtë fitore Butrinti ngjitet në kuotën e 19 pikëve, duke u larguar nga fundi i tabelës së klasifikimit.
Ky takim i shumëpritur nga tifozeria e të dy qyteteve është transmentuar LIVE nëpërmjet Saranda Web
PJESA 1

PJESA 2


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.