Bie alibia “Donin të më iknin pa paguar”, kush është miliarderi spanjoll

19/08/1918:22

Shperndaje:


Mjafton një kërkim i thjesht në internet se kush është familja spanjolle, Galdón për të kuptuar se incidenti në Porto Palermo, kurrsesi nuk ka ndodhur se ata janë larguar nga restoranti ‘Panorma’ pa paguar faturën, siç pretendon Mihal Kokëdhima. Eugenio Galdón është një nga 200 njerëzit më të pasur në Spanjë, themelues i kompanisë ‘ONO’, që iu shit Vodafone për 7.2 miliardë euro, si dhe ka mbajtur edhe poste të tjera shumë të larta në administratën spanjolle, që do të thotë, se për ta nuk ka qenë aspak problem të paguanin një faturë, sado e lartë të ketë qenë ajo.

Eugenio Galdón së bashku me familjen e tij kishte zgjedhur Shqipërinë e bukurive të jashtëzakonshme natyrore, për të pushuar, por u përballë me një situatë aspak të zakontë, gati-gati si një skenar filmash “hollivudian” që askujt nuk i kishte shkuar ndërmend. Në restorantin ‘Panorma’, që me siguri e ka përzgjedhur për shkak të pamjes fantastike nga deti që ai ofronte, jo vetëm që nuk mori shërbimin e kërkuar, porosia e tij edhe me shumë vonesë, por u përndoq nga pronari i hotelit, Mihal Kokëdhima, kushëri me ish-deputetin Koço Kokëdhima. Mihal Kokëdhima, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, i është hedhur me trup furgonit ku ai së bashku me familjen e tij, dhe teksa automjeti ishte në ecje ai godiste me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë.

Referuar shkrimeve të bëra nga mediat spanjolle, mësohet se Galdón ka lajmëruar ambasadën spanjolle në Shqipëri duke e informuar mbi incidentin në të cilin ishte përfshirë, ku vihet theksi tek bashkëpunimi në kohë mes institucioneve shqiptare dhe atyre spanjolle. Kjo familje është vizituar edhe nga ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili u ka kërkuar edhe falje dhe i dhuroi edhe një buqetë me lule zonjës. Pavarësisht këtij incidentit, kjo nuk e ka ndaluar Galdón që të vazhdojë pushimet në Shqipëri, siç i kishin planifikuar, dhe ka premtuar se do të kthehen sërish. Shqiptarja.com


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.