Besa Shahini: Nëse mësuesi preket nga Covid do të mbyllet klasa

27/08/2018:18

Shperndaje:


Në rast se një nxënës ose një mësues do të rezultojë pozitiv me COVID-19, atëherë i gjithë grupi do t’i nënshtrohet testit dhe do mbyllet klasa, ose shkolla nëse të infektuarit kanë pasur kontakte më të gjera! Ky informacion vjen si një përgjigje nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini, për të gjithë prindërit e shqetësuar dhe të frikësuar për fëmijët e tyre pas vendimit për rifillimin e shkollës në shtator. Ajo ka dhënë me detaje se çfarë parashikon protokolli në një rast të tillë.

“Protokollet e sigurisë së shëndetit e përcaktojnë qartë se si do të veprohet në rast se një nxënës, një mësues, apo një grup nxënësish del që është infektuar me Covid-19. Tamponimi ndodh për të gjithë grupin. Mbyllet klasa apo e gjithë shkolla në rast se klasa ka patur komunikim apo kontakt me të tjerët dhe për një periudhë kohore të paracaktuar, që mund të jenë 2 apo 3 javë, grupi i nxënësve që do të jetë karantinuar do të vijojë mësimin në kushte shtëpie. Kjo është dhe arsyeja pse RTSH Shkolla do të punojë paralelisht me të gjithë procesin mësimor që do të zhvillohet në objektet shkollore”, tha Shahini.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer
Restorant “Lori” në Ksamil kërkon Zgarist dhe 2 Pjatalarëse. Ofrohet akomodim
Plagoset me çifte: Më goditi një gjuetar natën në mal. Policia dyshuese
Akt i rëndë vandalizmi – Dhunohet varri (FOTO)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.