Bazilika paleokristiane

07/12/1520:49

Shperndaje:

Bazilika paleokristiane u realizua si rezultat i transformimit të kompleksit të kultit hebraik në ndërtesë të kultit kristian në bazilikë dhe në fazën e fundit 1/2 e shek VI m.kr në kishë. Të paktën tre faza dyshemesh me mozaik janë identifikuar para realizimit të dyshemesë së bazilikës.
Faza e hershme prezanton mozaik të tipit romak (dy luanë deti) ku mund të kemi dyshemenë e një vile romake.
Faza e dytë e dyshemesë me mozaik paraqet dekor gjeometrik.
Faza e tretë përfaqeson mozaik më të vonë në motive gjeometrike.
Ndërtimi i bazilikës ofron në panelet e mozaikëve simbolet më të spikatura si rreth që rrethon tetë rreze të cilat dalin nga një sferë qëndrore në simbolikën e diellit që në antikitetin e vonë Helios zinte një vend të rëndvsishëm. Mozaikët paraqesin luspa peshku, peshq, lule katërfletësh, figura të ndryshme shpendesh, dy pëllumba, kapronjë, rrathë që ndërpriten duke krijuar lule katërfletësh, katrore, gjashtëkëndsha, kafshë të ndryshem, bota shtazore.
Arkitektura, Neosi i gjate 24.10 metra ndahet në tri onijata gjë që realizohet nëpermjet tre arkadave të ngritura mbi pilastra. Ne onijatën qendrore me përmasa 24.10 x 8.15 metra kalohet në hyrjen me gjerësi 2.15 metra në anën perëndimore. Në pjesën lindore është obsida me reze 2.60 metra e cila është brendashkruar mureve perimetral të bazilikës që është një rast i rrallë Anijato Veriore me permasa 24.10 x 4 metra ndërsa ajo jugore është e pazbuluar.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.