Bashkia Sarande

-Bashkia_SarandëTel. 00355852222380       email : [email protected]  Bashkia Sarande perfshin Saranden, Ksamilin , Gjashten, Metoqin , Shelegarin, Cuken, Berdeneshin dhe Manastirin.            Bashkia  Sarande kufizohet në veri me bashkitë Himarë dhe Delvinë, në jug me bashkinë Konispol, në lindje me bashkinë Finiq dhe në perëndim me detin Jon. Kryeqendra e Bashkisë është qyteti i Sarandës. Bashkia e re ka dy njësi administrative, qytetin e Sarandës dhe komunën e Ksamilit.  Popullsia: Sipas Censusit të vitit 2011 bashkia  Sarande  ka një popullsi prej  20,227 banorësh ndërsa në regjistrin civil rezultojnë si popullsi banuese 50,680 banorë. Bashkia e re ka një sipërfaqe prej 58.96 km2. Sipas censusit, densiteti i popullsisë në bashkinë e re është 343 banorë/km2 ndërsa sipas regjistrit civil, popullsia është  859.56 banorë/km2
Profili i bashkisë
Bashkia  Sarande përbëhet tërësisht nga vija bregdetare nga Koka e Qefalit në veri deri te Kanali i Vivarit në jug, ku shërbimet e turizmit detar dhe kulturor përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave. Fshati i Çukës, i cili u shkëput nga Saranda në vitin 1996 për të kaluar në varësi të komunës Aliko, u rikthye me reformën aktuale në varësi të Sarandës. Asetet kryesore ekonomike të qytetit janë deti, peshkimi, liqeni i Butrintit dhe pasuritë e stërmëdha arkeologjike, parku arkeologjik i Butrintit dhe objekte të tjera të rëndësishme si Manastiri i 40 Shenjtorëve, Kalaja e Lëkurësit, Manastiri i Shën Gjergjit, rrënojat e kalasë së qytetit etj. Në territorin e kësaj bashkie gjenden 118 objekte të regjistruara si monumente kulture të kategorisë së parë.
Bashkia Sarande ka   në territor të saj edhe liqenin e Butrintit, i cili është një qendër e rëndësishme e prodhimit të midhjeve dhe për peshkimin në pikën e lidhjes me detin.