Bashkia Sarandë u vlerësua 0 për transparencë. Koordinatori për Informim ka 3 vjet në pension

Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisje në bashkëpunim me Institutin Lituanez të Tregut të Lirë dhe me mbështetjen e Atlas Network kanë publikuar me datën 15 Shtator 2020 një Raport në Lidhje me Performancën e të gjitha bashkive në Shqipëri.
Bashkia e Sarandës renditet e fundit në renditjen e përgjithshme  me 28 pikë të shënuara në total.
Bashkia e Sarandës renditet e fundit në kategorinë e Transparencës  duke performuar më ulët se çdo bashki në Indeks. Me një faqe web  funksionale në vetëm pak seksione, bashkia nuk i vë në dispozicion  informacion qytetarëve mbi vendimmarrjen e saj dhe nuk i përgjigjet kërkesës për informacion. Bashkia nuk e ka publikuar raportin e  performancës buxhetore në platformë, thuhet në Raport.
Pas publikimit të këtij raporti, Bashkia Sarandë ka publikuar në faqen web edhe emrin e Koordinatorit për Informin, i cili mungonte deri më sot. Koordinatori për Informim në Bashkinë Sarandë rezulton të jetë i datëlindjes  ** Qershor 1953, pra një person i dalë në pension prej muajit qershor 2018.