Bashkia Sarandë mbyll dyert e stadiumit, irritohet tifozeria

08/03/2013:23

Shperndaje:


Bashkia Sarandë ka vendosur që hyrja në stadium nga sot të lejohet vetëm me biletë.
Ky vendim i është komunikuar tifozerisë vetëm ditën e sotme në momentet kur tifozat janë paraqitur për të hyrë në stadium.

Sipas disa prej tifozave, bileta për hyrje është vendosur të jetë 4 mijë lekë të vjetra për pjesën e tribunës, 5 mijë për tribunën kryesore dhe 1 mijë lekë të vjetra për pjesën tjetër të stadiumit, por ende asnjë prej tyre nuk ka pranuar të blejë biletën e hyrjes, por kanë preferuar të largohen në shenjë refuzimi ndaj këtij vendimi.

Butrinti luan në Kategorinë e Dytë dhe në stadiumit e këtyre ekipeve hyrja e tifozerisë është falas për të nxitur mbështetjen e ekipeve.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.