Automjeti shtyp 30 krerë bagëti, ndërsa bariu shpëton mrekullisht

24/10/1820:48

Shperndaje:


 

Një aksident automobilistik ka ndodhur në aksin rrugor kombetar Gjirokastër-Kakavije. Ngjarja është shënuar pranë fshatit Vanistër ku një automjet tip NISSAN, ka shtypur 30 krerë bagëti të imta të cilat ishin duke kaluar nga njëri krahë i rruges në tjetrin.
Bariu që ruante të imtat ka informuar menjëherë policinë e cila është gjendur në vendngjarje me urgjencë. Sipas rrëfimit të vetë bariut, shoferi i NISSAN-it emri i të cilit nuk bëhet i ditur ende nga policia vendore, ka qenë me shpejtësi skëterre gjatë udhëtimit në këtë aks rrugor.
Fati ka qenë me bariun i cili në momentin e fundit është shmangur duke i shpëtuar kësisoj vdekjes së sigurtë pasi mjeti palosi bagëtitë e mjera.
Menjëherë shoferi i mjetit është shoqëruar për në ambjentet e Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës. Jugunews.net

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.