Atentat ndaj dy vëllezërve, autorët vrasin njërin e plagosin rëndë tjetrin

04/12/1921:41

Shperndaje:


Një person ka mbetur i vrarë në Tepelenë ndërsa vëllai i tij është plagosur rëndë. Viktima është Artur Bresha. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Teplenës.

Policia bën me dije se me breshëri automatiku autorët kanë qëlluar mbi banesën e dy vëllezërve duke lënë të plagosur rëndë Artan Breshan, ndërsa kanë marrë me forcë në makinën e tyre, Arturin. Më pas ata e kanë qëlluar për vdekje dhe e kanë hedhur pranë vendit ku punonte si roje në një kompani inertesh.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia ku po heton për zbardhjen e këtij atentati. Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli ne akset rrugore nacionale dhe ato rurale që lidhen me qytetin e Tepelenës

Burime për JuguLajm.net bëjnë me dije se vëllai i viktimës, Artur Bresha i cili mbeti i plagosur rëndë, rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm penale. Ai është kapur para 10 viteve me një sasi të madhe kanabisi në Qafë-Nizinë, që e kishte ngarkuar në një maune.

Sherbimet policore te Gjirokastres dhe Tepelenes, kane ngritur 4 postblloqe ne pikat e frekuences se qarkullimit te automjeteve. Posblloqet jane ngritur ne Uren e Leklit, ne dalje te Memaliajt, ne Uren e Bences si dhe ne afersi te fshatit Becisht.

Nderkohe qe egzistojne edhe 4 posblloqe te padukshem policore qe kane per qellim, zbulimin e autoreve te vrasjes se Artur Breshas dhe dhe kapjen e tyre. Deri me tani policia nuk ka dhene asnje emer te dyshuari nderkohe qe ka marre ne pyetje Artan Breshan, vellane e viktimes i cili ka speguar ngjarjen sesi ndodhi me te.

Ngelen ende mister shkaqet e vrasjes se Artur Breshas roje ne nje kompani ndertimi nderkohe qe pritet te mberrije nga kryeqyteti, specialiste te antikrimit per te vleresuar te gjitha provat ne terren si dhe deshmine e autorit te vetem te ngelur gjalle, vellain e viktimes Artan Bresha.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.