Asfaltohet rruga hyrëse e Sarandës, por banorët përballen me një fenomen të rrezikshëm

12/06/1716:44

Shperndaje:


Asfaltohet rruga hyrëse e Sarandës, por banorët përballen me një fenomen të rrezikshëm.
Pas publikimit në Saranda Web të gjendjes së mjerueshme të rrugës hyrëse të Sarandës, erdhi edhe reagimi. Rruga u asfaltua, por banorët e Metoqit po përballen me një fenomen tjetër.
Automjetet e rënda që transportojnë inerte, i mbushin mjetet e tyre tej kapacitetit mbajtës dhe qarkullojnë pa e mbuluar ngarkesës, duke bërë që në këtë segment të derdhen inertet në rrugë.
Gurët e zhavorrit që bien në rrugë përbëjnë një rrezik të vërtetë për kalimtarët, pasi nga kalimi i automjeteve gurët mund të godasin kalimtarët.
Pëvec kësaj, prania e inerteve mbi asfalt do ta rikthejë shumë shpejt rrugën në gjendjen e mëparshme.
Banorët apelojnë ndaj policisë rrugore dhe bashkiake të jetë e vëmendshme ndaj këtij fenomeni dhe parandalimin e tij.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer
Restorant “Lori” në Ksamil kërkon Zgarist dhe 2 Pjatalarëse. Ofrohet akomodim
Plagoset me çifte: Më goditi një gjuetar natën në mal. Policia dyshuese
Akt i rëndë vandalizmi – Dhunohet varri (FOTO)

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.