Arrestohet shqiptari me 392 kg kanabis, kërkohet 1 tjetër

Një sasi prej 392 kg kanabis është sekuestruar pasditen e së dielës në vendin e quajtur “Lutro” në zonën midis Artës dhe Amfiloqisë në zonën e Epirit.
Sipas informacioneve të para nga zona, policia greke tentoi të ndalojë dy automjete me targa greke, drejtuesit e të cilave refuzuan të qëndrojnë në shenjën e dhënë prej policisë.
Menjëherë filloi ndjekja dhe pak minuta më vonë u bë i mundur arrestimi i njërit prej trafikantëve, i cili është 32 vjeç nga Shqipëria dhe u bllokuan dy mjetet, të cilët rezultojnë të vjedhura në Athinë.
Agjentët e anti-drogës dyshojnë se edhe trafikanti i dytë është shqiptar dhe po punojnë për identifikimin e tij.
Burime policore thanë se kanabisi ishte ngarkuar në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe do të dorëzohej në Athinë.
Aktualisht autoritetet po vazhdojnë kërkimet për trafikantin e dytë, i cili ende nuk është gjetur. Postoblloqe për të bërë të mundur arrestimin e tij janë ngritur në të gjithë akset që lidhin Amfiloqinë me pjesën tjetër të vendit.
Lënda narkotike dhe 2 automjetet e sekuestruara u dërguan në policinë e Artës, ndërsa detaje të operacionit do të jepen gjatë orëve në vazhdim.ΧΑΣΙΣ (12)