Arrestohet me 51 kg kanabis, në kërkim bashkëpunëtori

04/06/1811:07

Shperndaje:


Një 38 vjecar shqiptar u arrestua dje pasdite në Pogoni të Janinës, nga punonjësit e policisë të Drejtorisë së Parë të Kufirit për posedim të sasive të mëdha të drogës me qëllim të trafikimit, ndësa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.
Pas informacioneve të siguruara nga policia greke. ka sinjalizuar për të ndaluar një makinë në të cilën udhëtonin dy persona.
Pas kësaj shoferi i automjetit nuk iu bind sinjalit për të ndaluar, duke rritur shpejtësinë dhe duke u larguar.
Pas ndjekjes nga policia greke dhe bllokimit të automjetit u arrestua shoferi 38 vjeçar, ndërsa pasagjeri ka mundur të largohet në këmbë, duke përfituar nga terreni.
Gjatë kontrollit, janë gjetur brenda automjetit (20) paketa me kanabis të peshës Pesëdhjetë Një (51) kg, e cila është konfiskuar së bashku me automjetin dhe një telefon celular.
Policia greke vazhdon Hetimet për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të tij.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Akt i rëndë vandalizmi – Dhunohet varri (FOTO)
Restorant Dervishaj kërkon Ndihmës Kuzhinier/e. Ofrohet akomodim
U fut në parakalim të gabuar dhe shkaktoi aksident, arrestohet 20-vjeçari
Dogjën barishtet te toka e tyre, por zjarri rrezikoi fshatin, arrestohen 2 persona
U denoncua i zhdukur, çobani nga Delvina gjendet në një stan tjetër
Tanush Çaushi: Nënstacioni Xarë jo transparent: “Energji për TË GJITHË, apo për disa!”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.