Arrestohen 3 të rinj, transportonin për në Greqi 3 kg kanabis

Tre të rinj janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Sarandës në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare.
Sipas raportimeve bëhet me dije se të arrestuarit janë identifikuar shtetasit me inicialet

G.Sh. 21 vjeç, A. A 22 vjeç dhe n A. S. 19 vjeç.

Arrestimi i këtyre u bë pasi mbrëmjen e 25 gushtit në afërsi të pikës së kalimit kufitar në Qafë Botë pas një kontrolli u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 3 kg.
Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur destinacionin e lëndës narkotike.