Aktivisti: Dora që la Sarandën pa shëtitore në sezon është dorë terroristi

29/06/2021:59

Shperndaje:


Kujt ja kemi këtë borxh?
Nga Skerdjan Dhuli

Fotot e mëposhtme janë të bulevardit të Sarandës. Shëtitorja e vetme ku merr frymë qyteti ynë dhe e vetmja hapsirë ku detin e diellin nuk ti eklipsojnë monstra betoni të quajtur pallate e konvikte me emër hoteli.
Po çfarë ndodh në realitet ?
Kjo shëtitore u vendos të prishet nga Bashkia e Sarandës dhe bashkë me të u prish dhe “plazhi i Çentralit” duke lënë qytetin pa mundësi levizëse për turistët.
Thënë më shkoqur, një genocid ndaj vetë qytetit njerëzve dhe ekonomisë së tyre.
Unë nuk kam pasur kurrë dyshim se kryetari i Bashkisë Sarandë është njeri i paaftë dhe pa kurrëfarë lidhje me zyrën që mban hapur. E nuk kam pasur as dyshim se ai është thjeshtë një kukull e komanduar aty nga dy hajdut si Alket Hyseni dhe Damian Gjiknuri.
I njëjti arsyetim edhe për këshillin bashkiak. Diletantizëm ekselent.
Ajo që kam unë dyshim është kjo: A valle e meritonte Saranda këtë ?
Kujt ja kishte këtë borxh.
Sot shëtita disa plazhe, dhe vërejta më shumë kamarierë dhe mbajtës shezlogësh qe rrinin me duar në xhepa sesa pushues.
Ndërkohë bisedat me operatorë turistikë dhe bisnese të qytetit janë horror

Njëri thotë se “ka rënë puna 50-70%”, thjetri thotë “s’di a ta hap bisnesin apo jo, se ka më shumë kosto se fitim…”, një i ri tjetër thotë se “nuk kam ku punoj se nuk ka punë. Veç të shoh pronarin në sy…”

Por të gjithë bien në një mendje
“Dora që la Sarandën pa shëtitore në sezon, është dorë terroristi mbi qytetin dhe ekonominë e tij…”


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Partizani B – Butrinti / LIVE në Saranda Web sot në ora 14:30
ARAMERAS RESORT në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026
Propozimi i Ardit Bido miratohet në Buxhetin 2026 – më shumë fonde për Sarandën, Delvinën, Konispolin dhe Finiqin
Të shtunën dhe të dielën bllokohet qarkullimi i mjeteve në rrugën “Abedin Dino”
Përkujtohet 35-vjetori i vrasjes në kufi të 4 të rinjve nga Aliko – VIDEO
U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.