299 raste të reja me Covid-19, në Sarandë sot 3 raste të reja

25/10/2017:03

Shperndaje:


477 viktima, 8026 të infektuar aktivë dhe 10654 pacientë të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri, tetë muaj pas nisje së pandemisë së koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë, gjatë përditësimit të të dhënave, bëri me dije se në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën katër persona. Një 64-vjeçar nga Elbasani, një 65-vjeçar nga Tropoja, një 77-vjeçar nga Tirana, një 81-vjeçar nga Gramshi, nuk kanë mundur dot t’i mbijetojnë infektimit me Covid-19 duke ndërruar jetë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1315 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 299 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan, 6 raste në Pogradec dhe Përmet, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë, 3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas, 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve: Vendoseni maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.