Zjarri në Lukovë zbuloi plantacionin me 150 bimë, 2 në pranga – VIDEO

15/08/2511:44

Shperndaje:

Zjarri në Lukovë zbuloi plantacionin me 150 bimë

 

Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses një tjetër rast të goditjes së veprimtarisë kriminale të kultivimit të lëndëve narkotike, në kuadër të planit operacional antikanabis “Koordinata”. Gjatë kontrolleve të kryera nga shërbimet e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë, u zbulua një parcelë e mbjellë me rreth 150 bimë narkotike Cannabis Sativa, e vendosur në prroin mes fshatrave Lukovë dhe Shën Vasil, në një zonë të pyllëzuar dhe me bimësi të dendur.

 

 

Në vijim të operacionit, u arrestuan në flagrancë dy autorët e dyshuar të kultivimit, shtetasit F. S., 62 vjeç dhe Ç. Xh., 47 vjeç, të cilët u konstatuan duke u kujdesur për bimët narkotike. Veprimtaria e tyre u dokumentua edhe me pamje filmike, falë monitorimit ajror me mjetet inteligjente dron.

 

 

Nga vendngjarja, policia sekuestroi 20 bimë kanabis në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies. Gjithashtu, u sekuestruan 3 telefona celularë, vegla pune dhe sende të tjera që shërbenin për këtë aktivitet të paligjshëm.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore. Ndërkohë, plani operacional “Koordinata” vijon me intensitet në të gjithë territorin e qarkut Vlorë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të lëndëve narkotike.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH
Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO
Sigurimi i detyrueshëm jo vetëm nga tërmeti, por edhe për përmbytjet. Pritet rritje e primit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.