Zhvillohet në Sarandë Panairi Ndërkombëtar i Suvenireve Turistike

19/08/2310:20

Shperndaje:

Edhe këtë herë shetitorja e Sarandës buzë Jonit u gjallërua nga shumëllojshmeria e ngjyrave të pavionëve të artizanëve nga gjithë Shqipëria, nga Kosova e Mali i Zi.

Ështëe panairi XI i suvenireve që organizon AJMMI i mbeshtetur nga Bashkia Sarandë. Paraqiten punimet e tyre rreth 100 artizanë të ketyre trevave që përmendem. Është evenimenti më i bukur i vitit për sezonin turistik në Sarandë që organizon tashmë agjensia AJMMI, më më përvojë dhe më prestigjozja shoqatë.

Punime nga më interesante të traditës që nga Prishtina, Gjakova.deri në Konispol, tregojnë më se miri se ruajtja e traditave të artit popullor ,percillen te te rinjtë qe ishin mjaft prezente në këtë eveniment..Kjo ishte prurja pozitive e këtij panairi. Prerjen e shiritit e bëri Presidenti i Panairit,Oltion Çaçi.

Kryetari i Bashkisë,me kabinetin e tij, i cili e quajti një nga evenimentet më të rendësishme të këtij sezoni. Oltion Çaçi kaloi pavion me pavion duke u njohur me punimet e artizanëve dhe i përgëzoi për punimet e shkelqyera dhe i falenderoi artizanët e reja për dashurinë që ushqejnë për këtë traditë të popullit tonë.

Nga ana e tyre ,artizanët e faleminderuan për mikpritjen dhe organizimin e mirë të këtij panairi. Mjaft entuziaste dhe interes treguan shumë turistë të huaj. Artizanët vizituan edhe qytetin antik Butrintin. Aktivitetet do të vazhdojnë në ditët në vazhdim,18-19-20. Panajot Boli


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Borsh/ Banorët e Qazim Palit sërish në protestë: “Pronat i kemi me ligj, por na i rrëmbejnë”
Vila Marjana në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Sanitare
Jepet me qira vjetore Bar – Restorant “Blue Sky” në Sarandë
Matilda Qurku zgjidhet kryetare e Degës së Partisë Demokratike Sarandë
Delvina fiton në transfertë, mposht Shkumbinin 2-1
Butrinti fiton 3-0 ndaj Eagle, mbetet në garë për kreun – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.