Zbulohet projekti që betonizon tërësisht Parkun e Butrintit, i menaxhuar nga AADF

04/02/2523:53

Shperndaje:

Zbulohet projekti që betonizon tërësisht Parkun e Butrintit, i cili menaxhohet nga AADF
Butrinti drejt betonizimit? Zhvillimi i një qyteti të ri në zonën e mbrojtur alarmon ekspertët

 

Një projekt i ri urbanistik, i konceptuar nga studio britanike Chapman & Taylor, parashikon ndërtimin e një qyteze të tërë turistike në një zonë që deri dy vite më parë ishte pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit dhe e mbrojtur nga UNESCO.

 

 

Ky zhvillim ka ngritur shqetësime të mëdha në radhët e ekspertëve të trashëgimisë kulturore, të cilët e shohin si një kërcënim serioz për peizazhin historik të qytetit antik.

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë ka denoncuar publikisht këtë projekt, duke e quajtur një “manipulim të mirëmenduar” nga ana e qeverisë për të lehtësuar zhvillimin privat në një zonë që dikur gëzonte mbrojtje të veçantë. Sipas Forumit, ky ndryshim ndodhi me kërkesën e ish-ministres së Kulturës, Elva Margariti, dhe me miratimin e ministres aktuale të Turizmit, Mirela Kumbaro.

Pavarësisht se zona e Butrintit ishte përfshirë në mbrojtjen e UNESCO-s që prej vitit 2000 dhe kishte marrë status të veçantë me vendim të qeverisë Nano, qeveria aktuale e hoqi këtë mbrojtje pa dhënë një argument zyrtar. Kritikët e shohin këtë veprim si një manovër të hapur për t’i hapur rrugë një kompanie private ndërtimi, e cila do të ndryshojë rrënjësisht pamjen e një prej qyteteve më të rëndësishme antike në Shqipëri.

 

Nëse ky projekt realizohet, Butrinti do të humbasë jo vetëm autenticitetin e tij historik, por edhe peizazhin e tij të veçantë natyror, duke u transformuar në një tjetër destinacion të mbushur me struktura moderne turistike.

Një tjetër pikë e debatueshme është heshtja e Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), i cili ka marrë në administrim Parkun Kombëtar të Butrintit me firmën e ministrit Blendi Gonxhe në tetor 2024. Ky fondacion, që supozohej të ishte garantues i ruajtjes dhe menaxhimit të parkut, nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me ndërtimet që po zhvillohen në zonën e mbrojtur.

 

Sipas Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë, ndërtimet në këtë zonë nuk raportohen më nga mediat kryesore, duke krijuar idenë e një ndërhyrjeje të koordinuar për të mbuluar çdo informacion mbi zhvillimet e reja në Butrint.

Nëse ndërtimet vazhdojnë pa asnjë pengesë, shumë ekspertë paralajmërojnë se Butrinti do të humbasë statusin e tij të veçantë si një trashëgimi botërore dhe do të shndërrohet në një kompleks turistik që s’do të ketë më lidhje me historinë dhe identitetin e tij të lashtë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit
Njoftim punësimi në Uma Restaurant në Ksamil. Ofrohet akomodim për stafin

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.