Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim

19/01/2618:14

Shperndaje:

Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim

 

Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura është zbuluar këtë të martë në Sarandë. Burime paraprake bëjnë me dije se Policia ka ndërhyrë në lagjen nr. 2 të qytetit, në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”, ku dyshohet se funksiononte një tjetër e ashtuquajtur “shtëpi bari”.

 

Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim Një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura është zbuluar këtë të martë në Sarandë. Burime paraprake bëjnë me dije se Policia ka ndërhyrë në lagjen nr. 2 të qytetit, në kryqëzimin e rrugëve “Adem Sheme” dhe “Pandeli Boçari”, ku dyshohet se funksiononte një tjetër e ashtuquajtur “shtëpi bari”.

 

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një apartament në një pallat disakatësh, i cili ishte përshtatur posaçërisht për kultivimin e brendshëm të bimëve të marijuanës. Ambienti dyshohet se ishte i pajisur me infrastrukturë të dedikuar për ndriçim dhe ventilim artificial, tipike për këtë lloj aktiviteti të paligjshëm.

 

Operacioni policor është ende në vijim, ndërsa në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie. Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi persona të shoqëruar apo të arrestuar, ndërsa pritet që autoritetet të dalin me një komunikatë zyrtare në orët në vijim.

 

Saranda Web do të sjellë detaje të reja sapo të konfirmohen nga burime zyrtare.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Çmimi i naftës, kompanitë paralajmërojnë pezullim dhe bllokim të pikave kufitare
Restorant Bora Bora në Ksamil kërkon staf për sezonin. Ofrohet akomodim dhe ushqim
Hotel Olympia kërkon Recepsionist/e, Sanitare, Roje-Mirëmbajtës dhe Kamarier
Restorant Elite në Ksamil kërkon Zgarist, Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier dhe Sanitar/e
Hotel PINI dhe LA MAR Restaurant kërkon të punësojë staf
Julia Rooftop në Sarandë kërkon Kamarier/e, Banakier/e dhe Kamarier/e për restorant

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.