Vrasja në Borsh: Policia arreston 1 person, 2 të tjerë në kërkim
Vrasja në Borsh: Policia arreston 1 person, 2 të tjerë në kërkim.
Policia njofton se ka arrestuar 1 person dhe ka shpallur ne kerkim 2 persona te tjere per ngjarjen e nates ndodhur ne Borsh.
Nje person mbeti i vdekur dhe 3 te tjere mbeten te plagosur pas nje sherri mes dy grupesh.
Te plagosurit jane tranportuar per ne spitalin e Sarandes me automjete te rastit, ku njeri prej tyre eshte transferuar drejt Tiranes per mjekim te specializuar.
Njoftimi i policise
Policia arreston në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar të konfliktit me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe plagosjen rëndë të një tjetri.
Shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të tjerë të kësaj ngjarje.
Në datë 26.07.2017 rreth orës 00:40, në sallën operative Sarandë mbërriti një telefonatë që njoftoi se në fshatin Borsh, në rrugën kryesore ka ndodhur një konflikt midis disa të rinjve me disa të dëmtuar.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë ku ka rezultuar se në konflikt janë përfshirë disa persona për motive të dobëta.
Gjatë konfliktit ata kanë përdorur mjete të mprehta shpuese, e për pasojë kanë marrë dëmtime të rënda në trup shtetasit:
– P.B., 31 vjeç, banues në Borsh, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në Qendrën Shëndetësore.
– E.O., 24 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
– D.K., 24 vjeç, banues në Borsh
– E.M, 23 vjeç, banues në Borsh, dy të fundit kanë pësuar dëmtime të lehta.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm, shërbimet e Policisë Sarandë kanë kapur në flagrancë njërin prej autorëve të dyshuar, shtetasin:
– R.Sh., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy prej autorëve të tjerë të dyshuar:
– N.H.20 vjeç
– Xh.M.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe për kapjen e ndalimin e dy autorëve të shpallur në kërkim.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprat penale parashikuar nga nenet 79 /dh, 22 dhe 25 të Kodit Penal.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 16
26/07/177:15
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
26/07/177:15
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 26
26/07/177:15
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 13
26/07/177:15
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 28
26/07/177:15