Vodhën lopën dhe e prenë, bariu kap 3 hajdutë dhe ja dorëzon Policisë, në kërkim 1 tjetër

30/10/2311:42

Shperndaje:

Një vjedhje është shënuar gjatë natës në fshatin Janjar, Bashkia Konispol.

Sipas bariut Sulo Ismaili, 4 persona nga fshatra të tjerë u kanë vjedhur 1 lopë dhe e kanë therur, duke e ndarë në 4 pjesë. Më pas 4 pjesët e lopës i kanë marrë me një automjet për tu larguar.

Bariu ka njoftuar Policinë dhe së bashku me familjarët e tij kanë ndjekur automjetin në të cilin ishin 4 hajdutët. Automjetit në të cilën ndodheshin 4 pjesët e lopës dhe 4 hajdutët i është çarë sadokardi dhe ka rrjedhur vaji i motorit, cka ka detyruar hajdutët të fshehin mishin dhe të largohen.

3 nga personat janë kapur nga Policia, ndërsa i katërti është ende në kërkim. Ndërkohë pritet edhe komunikata e Policisë për ngjarjen.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i
Butrinti Management kërkon ekonomist, shef kuzhine, magazinier, ndihmës ekonomist & koordinator rezervimesh
African Beach në Sarandë kërkon staf për restorantin
EVAL HOTEL kërkon Banakier/e, Kamarier/e & Zgarist. Ofrohet akomodim
Policia aksion gjatë natës në Sarandë, ndalon 13 egjiptianë dhe arreston drejtuesin e mjetit
Ervis Mehmeti prezantohet drejtuesi i ri i Degës Doganore në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.