Vjedhjet/ Lleshaj dhe Veliu pranojnë takimin e thirrur nga kryetari i Bashkisë Finiq

18/06/2010:01

Shperndaje:


Kryetari i bashkisë Finiq  Kristo Kiço ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Krane, ku gjatë javës së kaluar ndodhën 4 raste vjedhjesh së shtëpive.
Kristo Kiço duke theksuar seriozitetin dhe përmasat që kanë marrë vjedhjet në fshatrat e bashkisë Finiq, u përqëndrua në përpjekjet e bashkisë jo vetëm për të bërë të njohur situatën por edhe për marrjen e masave imediate për parandalimin e këtyre ngjarjeve.

Kristo Kiço deklaroi tek banorët se komunikoi me Ministrin Lleshaj dhe në ditët në vijim do të organizohet një takim në Livadhja me vetë Ministrin Lleshaj, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me Prefektin dhe deputetët e zonës ku do të trajtohen shqetësimet dhe do të propozohen masa për zgjidhjen e problemit të rendit.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qendra Estetike Doctor Fish Saranda kërkon Specialiste Masazhi & Fizioterapi dhe Thonjsh
Policia publikon me VIDEO sukseset në punën e saj: Kemi shtuar edhe kontrollet
Epirus Hotel në Sarandë kërkon Banakier/e dhe Kamarier/e
KËRKOHET DADO PËR KUJDESIN E NJË FËMIJE 12 MUAJSH NË SARANDË
Banorët e Delvinës: Rruga prej muajsh e shembur, milionat shkojnë për koncertin e Kanye West
Policia reagon pas denoncimit të avokatit, arrestohet 43-vjeçari për dhunën në Syrin e Kaltër

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.