Vjedhin shtëpinë dhe i vënë flakën për të fshirë gjurmët


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Vagalat të Finiqit, ku grabitësit kanë grabitur një banesë dykatëshe e më pas i kanë vënë flakën.

Sipas informacioneve të para, mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës së djeshme ndërsa banesa e grabitur dhe e djegur, është në pronësi të Stefan Cakës.
Pavarësisht se banorët njoftuan zjarrfikset e Bashkisë Finiq, ata kanë mbërritur vetëm kur shtëpia ishte djegur plotësisht.

Banorët thonë se janë grabitur rreth 3 milionë lekë të vjetra, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

“O hajdut”! Pirro Vengu përballet me protestuesit para Kuvendit
Filiali i Universitetit të Tiranës në Sarandë çel vitin akademik, vijojnë regjistrimet
Ksamil: motori del nga rruga, drejtuesi 28-vjeçar transportohet në spital
ALYACHT PREMIUM HOTEL kërkon Recepsionist Turni i Natës
Ndryshime të reja për legalizimet: Afat 30 ditë dhe mbyllje dosjeje për ata që pengojnë verifikimet
Tumat në Bajkaj: Çfarë zbuluan arkeologët në kodrat që banorët i quanin “kokojka”?

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.