Vizita e Ramës në Himarë, reagon OMONIA: spekullant, përçarës i komunitetit dhe përhapës i urrejtjes nacionale

24/05/2414:52

Shperndaje:

OMONIA: Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama i mbërthyer në rrugë pa krye për të cilën është përgjegjës ekskluziv, vijon kreshenton e praktikave të përçarjes së komunitetit të Himarës, manipulimit të qytetarëve, shkeljes në fund të fundit të parimeve të shtetit të së drejtës, të barazisë së shtetasve dhe ndaj ligjit.

Sot u kthye në Himarë me iluzionin se ka kaluar kohë e mjaftushme harrese për pasojat që shkakton në komunitetin lokal burgosja dhe mbajtja në privim lirie e Kryetarit të zgjedhur të Bashkisë z. Fredi Beleri.

Përsëriti një nga show të neveritur të mikropolitikës të cilat i vijnë për shtat, duke përgatitur në këtë mënyrë terrenin për proces zgjedhjesh të parakohëshme që po planifikon përmes vendimesh të autoriteteve gjyqësorë të kontrolluar.

Ndërkaq që tejkaloi limitet e tolerimit: Në tellall shëtitës dhe jo burrë shteti, shpërndau tituj pronësie për banesa Himariotësh. Jo për sipërfaqet me rëndësi esenciale ekonomike në gregdet, të cilat i rezervon ashtu si deri më sot për “investitorët strategjikë” të oborrit.

Me certifikata pronësie të shtetit, sistemit të Kadastrës që mbështet financiarisht Bashkimi Evropian përpiqet të bëjë politikë partiake. Prezenca madje e makinerisë partiake nuk lë hapësirë për interpretim tjetër.

Nuk u shmang të sulmojë verbalisht Kryetarin e PBDNJ që përfaqëson opozitën reale në Bashki duke anashkaluar se kultivon në këtë mënyrë gjuhën e urrejtjes dhe përçarje në komunitetin vendor dhe më gjerë në komunitetin Grek. Praktika këto që në vendin tonë aplikoi regjimi komunist duke klasifikuar pjesëtarët e Minoritetit Etnik Grek në tanët dhe kundërshtarët tanë.

Zbuloi se ngarkimi i detyrës së Prefektit të Vlorës në person me origjinë Greke, të provuar në misione analoge, synon nxitjen e politikave të përçarjes së mëtejshme me qëllim manipulimin e komunitetit lokal. Shantazhoi qytetarët të përkatësisë Greke që të mos vetidentifikohen si të tillë sepse nuk është në interesin e tyre.

Thirret Kryeministri prej shumë muajsh tashmë por bën veshin shurdhër i zotëruar nga iluzioni se në fund ka për tia dal të nënshtrojë shoqërinë e qytetarëve të Himarës dhe të vijoj me praktikën e çifligarit së grabituri trevën, në shkelje dhe abuzim me interesin e banorëve të zonës. Në thelb e bën më të vështirë rrugëdaljen nga labirinti ku është zënë në kurth sepse ka humbur gjakftohtësinë dhe gjykimin e drejtë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

3 prokurorë të SPAK atashohen në Qarkun Vlorë për të ndaluar vjedhjen e votave
Të arrestuarit për vrasjen e Irakli Davella: “Nuk kemi gisht, do flasim kur të njihemi me provat”
Qytetarët pa përgjigje për Eco Campusin, Kinoteatrin dhe sheshet e ndërtimit të paguara – VIDEO
MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK SARANDE, 30 JANAR 2025 – LIVE
Kompania Globe kërkon të punësojë në dyqanin e Sarandës Specialist Shitje
Karburanti “ANEL” te Porti i Peshkimit kërkon të punësojë Shitës Karburanti

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.