Vija të verdha dhe motora kudo – Këshilli Bashkiak debat për parkimet në Sarandë – VIDEO

28/03/2518:34

Shperndaje:

Vija të verdha dhe motora kudo – Këshilli Bashkiak debat për parkimet në Sarandë

 

Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Sarandë sot më 28 Mars 2025, një nga çështjet më të diskutuara ishte problematika e parkimeve në qytet. Këshilltarët kërkuan nga bashkia të marrë masa konkrete për të menaxhuar situatën, pasi rrugët e qytetit janë mbushur me vija të verdha dhe motora të parkuar në mënyrë të pakontrolluar.

 

 

Shumë qytetarë dhe bizneset kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e hapësirave të dedikuara për parkim dhe për rregullat e paqarta të parkimit me vija të verdha, të cilat shpesh krijojnë konfuzion mes drejtuesve të automjeteve. Ndërkohë, një numër i madh motorësh të parkuar në trotuare dhe në zona të ndaluara ka shtuar kaosin dhe vështirësitë për këmbësorët.

 

Këshilltarët kërkuan që Bashkia e Sarandës të ndërhyjë me një plan të qartë për organizimin e parkimeve, duke përfshirë vendosjen e sinjalistikës së duhur për të shmangur keqinterpretimet e rregullave. 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e
ICEROLL Sarandë & Ksamil kërkon të punësojë staf për të zgjeruar ekipin
NOI Hotel në Ksamil kërkon Sanitare hoteli dhe Recepsionist/e
Sarandë: Vajza e mitur sulmohet nga qentë endacakë në shëtitore, qytetarët kërkojnë masa urgjente
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Ndihmës Kamarier/e
MY FAMILY Restaurant kërkon Pjatalarës/e dhe Ndihmës Kuzhinier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.