VIDEO – Policia Bashkiake Himarë heq çadrat dhe shezllonët nga një plazh në Borsh, ishte pa leje

18/07/2317:52

Shperndaje:

Vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, i nisur gjatë fundjavës, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë kanë vijuar operacionin e nisur gjatë fundjavës, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Himarës, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të zënies së hapësirave publike me vendosjen e çadrave dhe shezlongëve në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i fazës së dytë të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, është evidentuar 1 rast në Borsh.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 52 vjeç banues në Borsh, Himarë, pasi kishte vendosur në mënyrë të paligjshme 18 çadra dhe 36 shezlongë, në plazhin e Borshit.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i paregjistruar”.

Operacioni “Plazh i lirë” vijon.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Dy vjet pas afatit, Parku “Miqësia” me shatërvan pa ujë dhe lodra jofunksionale
Tomori – Butrinti LIVE në Saranda Web – sfidë e rëndësishme për kreun e Grupit B
Delvina – Partizanit B një sfidë vendimtare. Tifozeria delvinjote: Ejani të gjithë në stadium
JEPET ME QIRA MAGAZINË TE URA E GAJDARIT NË SARANDË
Spiro Thomari promovon romanin “Shkrirja e ajsbergut të jetës” – VIDEO
JEPET ME QIRA Ambient Beach Bar në Sarandë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.