Vdekja tragjike e Igli Gjoca, Policia arreston administratorin e lokalit
Vdekja tragjike e Igli Gjoca, Policia arreston administratorin e lokalit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Sarandën dhe Delvinën, ku një i ri 33-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Viktima është Igli Gjoca, nga Bajkaj i Delvinës, banues në Sarandë, humbja e të cilit ka sjellë dhimbje dhe trishtim tek familjarët dhe të afërmit.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë administratorin e lokalit, shtetasin E. F., 40 vjeç, banues në Ksamil. Ai akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësim të paligjshëm”.
Nga të dhënat paraprake, sipas Policisë, rezulton se 33-vjeçari ishte i punësuar pa kontratë në këtë subjekt, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që i mori jetën një të riu në vendin e punës.
KOMUNIKATA E POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”, shtetasin E. F., 40 vjeç, banues në Ksamil, administrator i një lokali në Sarandë, pasi dje, gjatë punës në këtë lokal, ka humbur jetën shtetasi I. Gj., 33 vjeç, banues në Sarandë, i cili ishte punësuar në mënyrë të paligjshme. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Vijojnë hetimet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
DEA e Butrintit, punim në gur nga Agur Kapo
10/04/2613:38
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 14
10/04/2613:38
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 27
10/04/2613:38
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
10/04/2613:38
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
10/04/2613:38