Vazhdon historia, nusja në ndjekje penale, kanos ish burrin

17/11/1816:01

Shperndaje:


Odisea e përplasjes mes ish vjehrrës dhe ish burrit me ish nusen nga Kuçova ka vijuar edhe këtë javë.
Pas kallëzimit të bërë ndaj drejtoreshës së kopshtit të fëmijës, ish burri ka bërë edhe një kallëzim penal në Komisariatin e Policisë Sarandë ndaj ish nuses së tij.
Kallëzimi penal është bërë në bazë të nenit 84 të Kodit Penal për kanosje.
Ende nuk dihet se çfarë rrethanash ish nusja nga Kuçova ka kanosur ish burrin nga Saranda, por duket se situata nuk është qetësuar pas emisioneve në disa televizione kombëtare, por është përkeqësuar duke vijuar me kallëzime të vazhdueshme. Ish bashkëshorti në një komunikim me Saranda Web u shpreh se ka bërë kallëzim penal ndaj ish bashkëshortes për pengim të takohet me fëmijën e tij, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 158 i Kodit të Familjes.
NDIQ VIDEO NE YOUTUBE

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Bashkia Sarandë tender 470 milionë lekë për zyra dhe magazinë të Ndërmarrjes së Shërbimeve në Volloder
Emërohet drejtuesi i ri politik i PD për Qarkun Vlorë
Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Sarandë
Pas publikimit në Saranda Web, zgjidhet brenda pak orësh problemi i ujit në Berdenesh
Sherr për depozitën e ujit në taracën e pallatit, arrestohet dhe i kapet pistoleta me mulli
Promovohet libri i Vangjel Agora: “Atje ku shkëndija e artit skenik bëri strehë” – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.