VATRAT E SHUARA TË KULTURËS NË SARANDË

15/10/2117:25

Shperndaje:

Saranda sot është një qytet, i cili vijon të ndryshojë ndjeshëm çdo ditë. Është fakt që Saranda është kryeqyteti i turizmit në Shqipëri.

Me gjithë ndryshimet që erdhën përmes viteve, për çdo gjë u kujdes të rritej në favor të mirëqenies, por ajo çka nuk iu kushtua kurrë vëmendje ishte pikërisht krijimi i një plani afatgjate jo vetëm për argëtim, por edhe për të zhvilluar aktivitete kulturore e artistike me qëllim gjallërinë dhe komunikimin shumëdimensional, gjë të cilën do ta ofronin ,eventet kulturore gjithvjetore. Ndërkohë që përherë e më shumë po i jepet më tepër rëndësi zhvillimit të turizmit, nga ana tjetër investimi në mbajtjen gjallë të kulturës së këtij vendi dhe përcjelljen e saj tek brezat e ardhshëm, është lënë në hije në 30 vite tranzicion. Nuk ka ende strategji te qartë sesi do të paraqitet Saranda me kulturën e saj tek vizitorët dhe qytetarët e vet.Cili do të jetë identiteti jonë tek turistët që kanë aq shumë dëshirë të shikojnë dhe mësojnë kulturën tonë .

Edhe një institucion kulturor që kishte ngelur, Kinoteatri, është duke u rrënuar fizikisht e për gjendjen e tij të mjeruar ka mbi 20 vjet që askush nuk vë dorë.

Aktorët e Estradës Profesioniste Sarandë, të cilët e kanë pasur Kinoteatrin shtëpinë e tyre të dytë, kanë bërë jo rrallë herë thirrje që të bëhet diçka për gjendjen e mjerueshme, pasi ambjenti i ngjan më tepër një depoje me sende të përdorura, të ngrëna nga koha, sesa me një shtëpi arti. Por asnjë reagim nuk ka pasur nga organet kompetente për këtë. Kinoteatri u la të plakej e të vdiste, duke u harruar.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Sarandës, si një qytet i kompletuar në shumë dimensione i mungon ende kinemaja. Hera e fundit që Saranda shijoi mundësinë të kishte një kinema, edhe pse përkohësisht, ishte në verën e vitit 2017. Ai festival vijonte traditën e të qenit vizitor në Sarandë, por qysh prej asaj kohe, pasi kjo traditë pushoi së ekzistuari, u harrua si me magji jo vetëm bukuria dhe rëndësia e këtij aktiviteti, por edhe nuk u kujtua më askush që ta zëvendësonte me një kinema të përhershme.

Duket se askujt nuk i bie ndërmend ngritja e një kinemaje, e gjithashtu vihet re mungesë e qendrave të tilla që përçojnë kulturën dhe natyrshëm lindin pyetjet: Sa nevojë ka Saranda për një kinema? A do të merret ndonjëherë ndonjë iniciativë nga institucionet për krijimin e saj apo brezit të ardhshëm do t’i duhet të mjaftohet vetëm me një abonim në internet për të parë filmin e tyre të preferuar? A do të investohet ndonjëherë në vatrat e artit dhe të rimëkëmbet Kinoteatri apo me rrënimin e tij do të marrin fund edhe shpresat që nga Saranda do të formohen artistë të rinj?

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja: Sa gjatë duhet pritur që për Sarandën të merren masa në favor të shpëtimit të kulturës, e si rrjedhim të mos etiketohet më vetëm si një vend turistik, por edhe si qendër multikulturore dhe një qytet artdashës. Kjo do kthente ne identitet Sarandën e disa viteve me parë, kampione në sport, kulture dhe qytetari.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Restorant Zero Zero kërkon të punësojë Pjatalarëse dhe Sanitare
Taverna Marin Grill & ushqim tradicional në Sarandë kërkon Kuzhiniere
Hotel ArtNest në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
Butrinti fiton bindshëm ndaj Maliqit, Kolonja protagonist me dopietë në ditëlindje
ELAR Hotel në Sarandë kërkon Banakier, Kamarier Restoranti dhe Kamarier Bari
Migel Flor promovon në Sarandë librin “Vajza që kalëroi Diellin”

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.