Vaksinimi jep efekt, Shqipëria del nga harta e kuqe e COVID në botë

05/05/2117:28

Shperndaje:


Shqipëria ka dalë nga na zona e kuqe e hartës së COVID në botë. Në hartën që tregon shpërndarjen e koronavirusit në botë në kohë reale, e publikuar nga “The New York Times“, Shqipëria shihet e ngjyrosur me të verdhë, që tregon për një rënie të numrit të infeksioneve me COVID, ku vendet e ngjyrosur me të kuqe dhe vishnje, janë ato ku situata me pandeminë është e rëndë.

E në fakt që prej javësh tashmë, në vend është vënë re një përmirësim i dukshëm i situatës me pandeminë, ku ka një rënie të numrit të infeksioneve ditore e po ashtu edhe fataliteteve. Një faktor i rëndësishëm që ka ndikuar në këtë është vaksinimi, një proces që në Shqipëri ka ecur me ritme mjaft të shpejta.

Vaksinimi masiv në vend ka filluar para pak më shumë se një muaj, ndërsa procesi i vaksinimit ka nisur që në janar. Që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’ janë kryer në total  537.387 vaksinime, ndërsa vijojnë të mbërrijnë edhe doza të tjera vaksinash.

Ditën e djeshme mbërritën në aeroportin e Rinasit 11.700 doza të vaksinës Pfizer, nga këto 7020 doza nga kontrata me kompaninë Pfizer dhe 4680 nga BE. Në vendin tonë po përdoren momentalisht katër lloje vaksinash kundër COVID, Pfizer, AstraXeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Harta e COVID në botë, publikuar nga The New York Times /Shqiptarja.com


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Punonjësit e Ujësjellësit sherr me banorët në Ksamil, përdoren hunj dhe grushta
Gjiri i Hartës kërkon Ekonomist/e dhe staf sezonal. Ofrohet akomodim
PIZZA SAVOS NË SARANDË KËRKON TË PUNËSOJË PICIER
Restaurant Horizonti në Borsh kërkon të punësojë Staf. Ofrohet akomodim
Detjon Vuria emërohet drejtor Sportiv i Ekipeve të Butrintit
Diamond Hotel kërkon Receptionist/e turni 2, Kamarier/e, Banakier dhe Nd. Kuzhinier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.