Universiteti Ndërkombëtar i Strugës refuzon pagat e qeverisë, të ndihmohen familjet në nevojë

02/04/2018:01

Shperndaje:


Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, në varg të vendimeve dhe masave të sjellura nga ana e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përshëndet vendimin e sjellur lidhur me ndihmën ekonomike që Qeveria do të realizoj për bizneset dhe ndërmarrjet private në vendin tonë, ku këtyre personave juridik do t’ju jepet e rroga minimale për të gjithë të punësuarit e tyre.
Universiteti Ndërkombëtar në Strugë duke e parë dhe ndjekur situatën aktuale në vendin tonë e perkrahë dhe përshëndet këtë vendim i cili do të lehtësoj sadopak dëmin ekonomik tek sektori privat.

Megjithatë Universiteti Ndërkombëtar në Strugë si institucion i arsimit të lartë me 68 të punësuar (kuadër akademik dhe administrativ) në të njëjtën kohë e njofton mbarë opinionin që nuk do të aplikojë për të pranuar këto mjete financiare duke u nisur nga fakti që jemi të vetëdijshëm se këto mjete ju nevojiten një numër të madh të kompanive dhe bizneseve të ndryshme (si biznesi i vogël ashtu edhe biznesi i mesëm), e ndërkohë nga analizat ekonomike që janë bërë nga profesorë tanë dhe ekspertë të tjerë të ekonomisë dhe financave, e dim që vet situata në vend është e atillë që qoftë edhe mjetet e fundit financiare janë të nevojshme në përmismin e gjendjes aktuale që vendi jonë e kalon si rezultat i Pandemisë me Covid-19.
Me këtë UNS nuk do ta shfrytëzoj ndihmën financiare që qeveria ndan për sektorin privat, me qellim dhe dëshirë që këto mjete financiare të koncetrohen në shëndetësi apo institucionet që në këto momente po luftojnë për çdo sekondë duke luftuar këtë Virus.

Apelojmë tek bizneset të cilat vlerësojnë se nuk kanë nevojë që të pranojnë këto mjete financiare, të veprojnë njëllojë dhe të ndihmojnë buxhetin e vendit që të fokusohet tek situata aktuale në aspektin e shpëtimit të të sëmurëve me këtë virus dhe me këtë të japim të gjithë kontributin tonë në elimimin total të këtij virusi dhe kthimin e normalitetit në shoqërinë dhe vendin tonë.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.