
Ultimatumi ndaj Edi Ramës: Tërhiq dy ligjet kundër medias, po rrezikon demokracinë


E ashtuquajtura “Paketa Anti-shpifje”, një nismë e kryeministrit Edi Rama për të vendosur diktatin dhe kontrollin e plotë mbi median online, që synon kalimin e kompetencave të Gjykatës e Prokurorisë tek AMA dhe AKEP, është kundërshtuar fuqimisht nga gazetarët shqiptarë dhe ata të Bashkimit Europian, të cilët janë pozicionuar kundër dy projektligjeve në fjalë.
Paketa Anti-shpifje, e cila do të kalojë për miratim në Parlament më 19 dhjetor, ditë kur pritet të kryhet formaliteti për emërimin e të besuarit të Ramës, Tomi Frashëri, në krye të AKEP, pas dorëheqjes së Ilir Zelës nga ky post.
Këto projektligje jo vetëm që janë në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe nuk janë aplikuar në asnjë vend demokratik në botë, por synojnë hapat e parë të vendosjes së një diktature të re në Shqipëri, atë të sektit “Rilindja”, e cila është gati të zhdukë këdo që s’i bën lajmet ashtu siç i do “truri” i propagandës rilindase, Endri Fuga.
15 organizata të gazetarëve dhe shoqërisë civile në Shqipëri, 7 organizata ndërkombëtare dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve kundërshtojnë me forcë dy ligjet e Edi Ramës kundër mediave si dhe i kërkojnë atij që t’i tërheqë sa më parë.
“Këto dy projektligje cenojnë lirinë e shprehjes dhe të medias në vend, si dhe bien ndesh me parimet ndërkombëtare të parashikuara në nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, nenin 19 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, nenin 19 të Konventës Amerikane për të Drejtat e Njeriut, nenin 10 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, etj”, thuhet në deklaratë.
Organizatat e gazetarëve vërejnë se dy projektligjet pjesë e paketës antishpifje i akordojnë AMAs dhe AKEP-it, kompetenca gati gjyqësore, me natyrë sanksionuese ndaj operatorëve mediatikë, ndërkohë që këto organe, edhe pse të pavarura sipas ligjit nuk ofrojnë garanci funksionale për të qenë efektivisht të pavarura, sikurse janë organet e pushtetit gjyqësor. “Shqipëria ka mjaftueshëm ligje që rregullojnë çështjet kur media shkel të drejtat e të tjerëve dhe çdo ndërhyrje tjetër, si dhe në këtë drejtim ka patur disa precedentë të gjykuar në sistemin tonë gjyqësor. Organizatat i bëjnë thirrje Qeverisë Shqiptare dhe Kuvendit të Shqipërisë të marrin parasysh të gjitha kundërshtitë e përsëritura nga ana e institucioneve ndërkombëtare (të tilla si OSBE, BE, Këshilli i Europës dhe Kombet e Bashkuara), prezenca e të cilave kontribuon në vendin tonë për sundimin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut, të shprehen qartë dhe publikisht mbi projektligjet në fjalë, si masa në dhunim të lirisë së shprehjes”.
Gjithashtu, kjo thirrje e organizatave lokale është mbështetur gjatë dy ditëve të fundit dhe nga tetë organizatat ndërkombëtare më të rëndësishme në adresimin e çështjeve që lidhen me lirinë e medias dhe të shprehjes, si dhe nga Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve IFJ (me 600 mijë anëtarë nga 140 vende të botës) dhe Federata Europiane e Gazetarëve EFJ ( me 320 mijë anëtarë nga 45 vende). Lista e organizatave firmëtare janë BIRN Albania, Civil Rights Defenders, Citizens Channel, Faktoje, Instituti Shqiptar i Medias, Instituti Shqiptar i Shkencave, Këshilli Shqiptar i Medias, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, New Media Network, Qendra Res Publica, Qendra Shqiptare MediaLook, Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. JOQ Albania



Na ndiqni:
Postimet e fundit

MEMORIE – Taqo Lepuri, artisti plot dritë e fisnikë, mikpritës, dhe i dhëmbshur
11/12/1916:15

Kompania Globe kërkon të punësojë Menaxher/e dhe Specialist/e Shitjesh në Sarandë
11/12/1916:15

ANDI BELLO DREJTUESI I RI I PARKUT TË BUTRINTIT
11/12/1916:15

Delvina del pa pikë nga takimi i parë brenda fushës ndaj Devollit
11/12/1916:15

Bar “Vëllezërit Myrtaj” në qendër të Sarandës kërkon të punësojë Banakier/e dhe Kamarier/e
11/12/1916:15

Filiali One Sarandë, pranë Gjimnazit, kërkon të punësojë Operatore
11/12/1916:15

Shtyhet zhvillimi i takimit Butrinti – Turbina
11/12/1916:15

Njoftim punësimi për logopede / psikologe/ mësuese e specializuar
11/12/1916:15

Kryetari i MEGA Kristo Kiço: Të respektohet e drejta e vetdeklarimit të përkatësisë etnike dhe fetare
11/12/1916:15

Policia ndalon një 31-vjeçar. U denoncua për veprime të turpshme ndaj 11-vjeçares
11/12/1916:15






Rezervime

Dhomë me kuzhinë për familje të vogla
11/12/1916:15

Apartamenti 4 – Vila Stupende
11/12/1916:15

Apartament 1+1 – City Glow
11/12/1916:15

Apartament Ionian Saranda Sea
11/12/1916:15

Suitë me dy dhoma – Vila Park Bujari Ksamil
11/12/1916:15
Suvenire

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 6
11/12/1916:15

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 4
11/12/1916:15

PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 22
11/12/1916:15

Anija Liburna, punim në dru nga Agur Kapo
11/12/1916:15

Suvenire nga Saranda
11/12/1916:15



