U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda

11/12/2519:06

Shperndaje:

U kapën në Greqi dhe dyshohen si vrasës me pagesë, Policia kontroll në shtëpitë e tyre, njëri nga Saranda

Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në banesën e një të arrestuari në Greqi, në kuadër të operacionit “Provat”

 

 

 

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municionesh gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të bashkëpunimit me Policinë greke, pas arrestimit në Greqi të disa shtetasve shqiptarë të dyshuar si vrasës me pagesë.

 

 

Foto: Policia e Shtetit

 

Sipas komunikatës zyrtare të Policisë, pas shkëmbimit të informacionit mes dy vendeve, shërbimet e Policisë në Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë zhvilluan kontrolle në banesat e personave të arrestuar në Greqi. Operacioni u krye në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”.

 

Gjatë kontrollit në fshatin Labovë e Kryqit, në banesën e shtetasit Dh. M., 45 vjeç, i arrestuar në Greqi dy ditë më parë, Policia gjeti të fshehura:

  • 2 armë zjarri automatike (kallashnikovë)
  • 1 armë zjarri automatike tjetër, e dyshuar e trafikuar
  • Rreth 200 fishekë kallashnikovi
  • 18 pako me fishekë pistolete
  • 5 krehra armësh

 

Sipas Policisë, armët dhe municioni do t’i nënshtrohen ekspertimit teknik në Institutin e Policisë Shkencore.

 

Shqipëria dhe Greqia po vijojnë koordinimin për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të shtetasve shqiptarë të dyshuar si vrasës me pagesë dhe të arrestuar në Greqi:

  • Dh. M., 45 vjeç, banues në Labovë e Kryqit, Gjirokastër
  • A. B., 32 vjeç, banues në Kudhës, Himarë
  • F. P., 39 vjeç, banues në Lezhë
  • P. Th., 31 vjeç, banues në Muzinë, Sarandë

 

Strukturat e Policisë Kriminale, së bashku me DVP Gjirokastër, Vlorë dhe Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet e thelluara duke bashkëpunuar ngushtësisht me homologët grekë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprat penale:

  • Trafikimi i armëve dhe i municionit
  • Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shpallet në kërkim një 54-vjeçare nga Ksamili. Policia: punohet për kapjen e saj
Restorant Manxurane në Sarandë kërkon Ndihmës Kuzhiniere dhe Llanxhiere
1CLICK kërkon të punësojë staf për shërbim klienti në Sarandë
Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.