Turneu i Veteranëve të Futbollit në Sarandë/ Luftëtari nuk paraqitet, Delvina nuk ftohet

Zhvillohet ditën e sotme në Sarandë Turneu i Veteranëve të Futbollit, një event me pjesëmarrjen e ekipeve të Butrintit, Flamurtarit dhe Korfuzit të Greqisë.
Pavarësisht se fillimisht ishte njoftuar se eventi do të zhvilkohej me 4 ekipe, vetaranët e Luftëtarit nuk janë paraqitur.
Mister mbetet arsyeja pse nuk u ftuan në këtë event veteranët e ekipit të Bistricës së Delvinës.

Më herët Bashkia Sarandë ishte justifikuar se eventi organizohej nga Prefekti i Vlorës, një justifikim absurd ky pasi kushdo e di se askush s’mund të organizojë evente dhe të përcaktojë të ftuarit në shtëpinë e fqinjit.
Nga ana e tifozerisë së Delvinës pati një indinjatë dhe irritim për lënien e veteranëve të Bistricës jashtë eventit.

LIVE: Sportdashësit sarandiotë braktisin "karnavalin" e Bashkisë SarandëZhvillohet ditën e sotme në Sarandë Turneu i…

Gepostet von Saranda Web am Samstag, 7. März 2020