Tunelet dezinfektuese në palën greke, dogana e Kakavijës e mbyllur edhe pas 1 korrikut?

30/06/2013:49

Shperndaje:


Me shumë gjasë edhe nesër kur data të shënojë 1 korrik, moment kur BE ka deklaruar se do të hapë kufijt, në doganën e Kakavijës portat nuk kanë për t’u çelur për kalimin e udhëtarëve shqiptarë drejt Greqisë.
Informacionet nga pala greke në Kakavijë, konfirmojnë për ‘Report TV’ se së fundit kryetari i Qarkut të Janinës Aleksandros Kahrimanis, ka kërkuar prej zëvendës ministrit të mbrojtjes sociale Nikos Hardalias që të anulojë për nesër çeljen e kufirit në Kakavijë, pasi infrastruktura nuk është gati në territorin grek.

Duket se arsyeja kryesore për Karhrimanis është mungesa e tuneleve dezinfektues në pjesën greke të Kakavijë, ç’ka është e rekomandueshme dhe e domosdoshme në bazë të protokolleve anti Covid-19, të ndërmarrë nga qeveria greke me vendim të posacëm për të gjithë shtetasit shqiptarë që do të hyjnë në territorin grek.

Duket se kërkesa e Kahrimanis, është pranuar nga zyrtari i qeverisë greke ç’ka do të thotë se nesër kufiri me Greqinë në Pikën Kufitare të Kakavijës do të qëndrojë i mbyllur deri në një afat të dytë. Kjo varet nga instalimi i tuneleve dezinfektues që deri më tani mungojnë në palën greke.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf
Parku Kombëtar i Butrintit hap aplikimet për Punëtorë Mirëmbajtje
Ice Roll Ksamil kërkon Kamariere, Ndihmës kamariere dhe Hostes. Ofrohet akomodim
Don Peppe Pizzeria kërkon të punësojë Picajol dhe Kamarier
Restorant Sophra në Sarandë kërkon të punësojë Kamarier dhe Ndihmës Kamarier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.