“THE GUARDIAN”: Shqipëria, destinacioni i turistëve britanikë këtë verë

29/01/2214:56

Shperndaje:

“THE GUARDIAN”: Shqipëria, destinacioni i turistëve britanikë këtë verë

“Shqipëria ka qenë në radarin e udhëtarëve të guximshëm me çanta shpine për disa kohë, por këtë vit operatorët turistikë parashikojnë se ajo do të bëhet një destinacion kryesor pushimesh për britanikët, pas një rritjeje të rezervimeve këtë janar”.

Kështu e nis artikullin  e saj gazetarja Rachel Hall.

Në shkrimin e saj për prestigjozen britanike ”The Guardian” thekson se “Interesi në vend është rritur gradualisht gjatë dekadës së fundit, pasi ai është hapur ngadalë pas një diktature që përfundoi në 1990.

Operatorët turistikë thotë The Guardian,  kanë parë një rritje të dukshme të rezervimeve për vitin 2022, ndërsa Shqipëria zgjeron apelin e saj për njerëzit që kërkojnë plazhe të bukura dhe peizazhe si edhe kulturë dhe histori interesante me një çmim më të ulët se destinacionet fqinje.

Në shkrim citohet Tine Murn,  bashkëthemelues i ”New Deal Europe”, një agjenci marketingu për turizmin ballkanik, që thotë se  ”Shqipëria është një nga ato destinacione të vogla dhe të larmishme që mund të ofrojë pak nga gjithçka për këdo, njësoj si Mali i Zi apo Sllovenia”.

Ai shton se Shqipëria pretendon për një gjë të tillë sepse ajo është një “perlë e pazbuluar mesdhetare” dhe “ende përcjell një ndjesi ekzotike”.

The Guardian  thotë në artikull se Agjencia Kombëtare e Turizmit e Shqipërisë e sheh Britaninë e Madhe si “një treg në zhvillim” dhe ka promovuar në mënyrë aktive turizmin vitet e fundit. Vendi po bëhet gjithashtu shumë më i lehtë për të udhëtuar pasi standardi i akomodimit është përmirësuar dhe shpenzimet për infrastrukturën janë rritur, me një rrugë të re që lidh malet perëndimore me vijën bregdetare lindore që do të hapet këtë vit.

Diaspora e madhe shqiptare e Britanisë së Madhe dhe të famshmit e saj si futbollisti i ”Southampton”-it, Armando Broja dhe yjet e popit Dua Lipa dhe Rita Ora, kanë ndihmuar më tej në ngritjen e profilit të vendit, theksohet në fund të shkrimit të The Guardian. Top Channel

“THE GUARDIAN”: Shqipëria, destinacioni i turistëve britanikë këtë verë


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Udhëzimi për degën e PD Sarandë: Zgjidhni kryetarin e Degës deri më 31 janar
Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike
Sulm me armë zjarri nga persona të maskuar, plagosen një biznesmen dhe djali i tij
35-vjetori i OMONIA, kërkohet Referendum për zgjedhjen e përfaqësuesve – VIDEO
Qyteti antik Helikranon: misteri i madh arkeologjik i fshehur në Malçan – VIDEO
Print Stop Sarandë kërkon të punësojë Graphic Designer

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.