Tentoi t’i ikte policisë dhe njëri u hodh në det, arrest me burg për 3 të rinjtë

14/07/2519:39

Shperndaje:

Tentoi t’i ikte policisë dhe njëri u hodh në det, arrest me burg për 3 nga Kamza

Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të cilët u ndaluan nga policia teksa lëviznin me një automjet luksoz dhe mbanin armë zjarri pa leje.

 

Tentoi t’i ikte policisë dhe njëri u hodh në det

 

Me kërkesë të Prokurores Hava Memko, gjyqtari Fatmir Ndreu caktoi masën e arrestit për Endrit Doku, 27 vjeç, Ervis Cukali, 27 vjeç, dhe Imer Gega, 21 vjeç.

 

Të tre personat u ndaluan mbrëmjen e së premtes nga forcat “Shqiponja” të Komisariatit të Sarandës në rrugën “Butrinti”, teksa udhëtonin me një automjet tip “Porsche Panamera”.

 

Sipas burimeve zyrtare, njëri prej tyre, konkretisht Endrit Doku, tentoi të shmangte kontrollin policor duke u hedhur në det, bashkë me çantën që mbante me vete. Ai u ndalua më pas nga një mjet lundrues i Policisë Kufitare, ndërsa një polumbar gjeti në thellësi çantën që përmbante një armë zjarri tip pistoletë.

 

Ndaj tij rëndojnë akuzat për “mbajtje pa leje e armëve të zjarrit” dhe “kundërshtim i punonjësit të rendit publik”. Ndërkohë, dy personat e tjerë, Cukali dhe Gega, u arrestuan për “moskallëzim të krimit” dhe “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

 

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se Ervis Cukali ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh për “sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve luftarake”, lidhur me një ngjarje të ndodhur në Fier, ku ishin sekuestruar 21 kilogramë tritol.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Qytetari denoncon vjedhjen e dy motorëve te rruga në rikonstruksion në Sarandë
Jepet me qira ambient për staf sezonal në Ksamil
Nis sezoni i kroçerave në Sarandë: “Sapphire Princess” sjell rreth 2600 turistë
18-vjeçari kapet në Sajadhë me rreth 60 kilogramë kanabis në një makinë me qira
Njoftim punësimi nga Art & Tourism Development Group
Markata DON PESHK kërkon Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier/e dhe Ndihmës Kamarier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.