Sulmet ushtarake mbi Venezuelë, Trump: Kemi kapur Maduron dhe bashkëshorten e tij

03/01/2610:41

Shperndaje:

Sulmet ushtarake mbi Venezuelë, Trump: Kemi kapur Maduron dhe bashkëshorten e tij. Karakasi nën shpërthime, tensione në rritje

 

Një situatë tejet e rëndë dhe e paprecedentë po raportohet nga Venezuela, ku gjatë orëve të para të mëngjesit janë dëgjuar shpërthime të fuqishme në kryeqytetin Karakas dhe në disa rajone të tjera të vendit. Sipas burimeve ndërkombëtare, sulmet ushtarake mbi Venezuelë kanë goditur baza ushtarake dhe infrastruktura strategjike.

 

Sulmet ushtarake mbi Venezuelë, Trump: Kemi kapur Maduron dhe bashkëshorten e tij. Karakasi nën shpërthime, tensione në rritje

 

Presidenti i Donald Trump reagoi publikisht, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zhvilluar me sukses një operacion të gjerë ushtarak, gjatë të cilit është kapur presidenti venezuelian Nicolás Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe janë nxjerrë jashtë territorit të Venezuelës. Trump njoftoi se më shumë detaje do të bëhen publike në një konferencë për shtyp që pritet të mbahet në Mar-a-Lago.

 

Sulmet ushtarake mbi Venezuelë – Shpërthime në disa rajone dhe ndërprerje të energjisë

 

Sipas raportimeve, shpërthimet janë regjistruar rreth orës 02:00 të mëngjesit me orën lokale, jo vetëm në Karakas, por edhe në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira. Dëshmitarë okularë flasin për avionë ushtarakë që fluturonin në lartësi të ulët dhe për të paktën shtatë shpërthime të njëpasnjëshme.

Raportohet se janë goditur objekte ushtarake kyçe, përfshirë Fort Tiuna, bazën ajrore La Carlota, si dhe zona pranë portit të kryeqytetit. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se disa lagje të Karakasit kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa banorët janë parë të dalin në rrugë mes panikut dhe pasigurisë.

 

Reagimi i qeverisë venezueliane: “Akt i rëndë agresioni”

 

Qeveria e Venezuelës konfirmoi sulmet, duke i cilësuar ato si një “akt shumë serioz agresioni” dhe u bëri thirrje forcave politike, ushtrisë dhe shoqërisë civile që të aktivizojnë planet e mobilizimit kombëtar.

“Nuk do të lejojmë që Shtetet e Bashkuara të vënë në dorë burimet e vendit tonë,” thuhet në deklaratën zyrtare të Karakasit, ku theksohet se vendi do të mbrohet me çdo mjet.

 

Shqetësime ndërkombëtare dhe reagime diplomatike

 

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, deklaroi se po ndjek nga afër situatën në bashkëpunim me përfaqësinë diplomatike italiane në Karakas, duke theksuar se Kryeministrja Giorgia Meloni është vazhdimisht e informuar, veçanërisht për sigurinë e komunitetit italian në Venezuelë.

Ndërkohë, pamje të zjarreve të mëdha dhe reve të dendura të tymit po qarkullojnë masivisht në rrjetet sociale, ndërsa agjencitë ndërkombëtare theksojnë se ende nuk është e mundur të konfirmohet me saktësi vendndodhja e çdo shpërthimi.

 

Një krizë e paralajmëruar prej javësh

 

Tensionet mes SHBA-së dhe qeverisë së Maduro-s kanë qenë të larta prej javësh. Administrata amerikane kishte paralajmëruar se po shqyrtonte opsione ushtarake, duke akuzuar Karakasin për përfshirje në trafikun e drogës dhe destabilizim rajonal. Ditët e fundit, ushtria amerikane kishte shënjestruar anije të dyshuara për trafik narkotikësh, ndërsa vetë Trump kishte deklaruar se “ditët e Maduron janë të numëruara”.

 

Ngjarjet e fundit shënojnë një përshkallëzim të rrezikshëm të krizës dhe pritet që orët dhe ditët në vijim të sjellin zhvillime të reja me ndikim të gjerë rajonal dhe ndërkombëtar.

 

Saranda priti Vitin e Ri 2026 me spektakël fishekzjarresh dhe atmosferës festive – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Në janar nis rivlerësimi i pasurive/ Kush përfiton dhe kush humbet nga rivlerësimi
Sulmet ushtarake mbi Venezuelë, Trump: Kemi kapur Maduron dhe bashkëshorten e tij
Vjen në jetë foshnja e parë për vitin 2026 në Sarandë
10 minuta shi dhe rruga e përfunduar në prag të votimeve përmbytet – VIDEO
Dy makina përplasen në hyrje të qytetit, drejtuesja dërgohet me urgjencë në spital
Arrestohet ditën e parë të vitit 2026 për drejtim mjeti në gjendje të dehur

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.