Studimi/ Koronavirusi shpërtheu në Shtator 2019. Ka 3 lloje të ndryshme që qarkullojnë

09/04/2020:50

Shperndaje:


Studiuesit e Universitetit të Cambridge, kanë arritur në konkluzionin se ka tre lloje të ndryshme koronavirusesh, që po qarkullojnë në mbarë botën.

Tipi A i virusit, mendohet se ka kaluar nga lakuriqi i natës tek njeriu, nëpërmjet një kafshe të quajtur pangolinë. Rezultatet treguan se virusi i tipit A, ishte i përhapur në SHBA dhe Australi.

Por, virusi i përhapur në Kinë, vend ku mendohet se është epiqendra e infektimit, nuk ishte ai i tipit A, por i tipit B, i cili ka qenë në qarkullim zyrtarisht, që prej krishtlindjeve.

Një tjetër variancion i virusit, është ai i tipit C, i cili është përhapur gjerësisht në Europë dhe në Singapor.

Shkencëtarët mendojnë se virusi i njohur zyrtarisht si Sars Cov-2, është duke pësuar mutacione konstante, për t’i rezistuar sistemit imunitar të popullësive të ndryshme dhe për të vijuar të përhapet.

Të dhënat që u analizuan nga shkencëtarët, tregojnë se virusi origjinal, ka qarkulluar në Kinë, që prej shtatorit 2019. Kjo do të thotë, se virusi kishte pësuar mutacione, përpara se në Kinë të regjistroheshin rastet e para me Covid-19. Në Wuhan ishin raportuar raste të një virusi misterioz në 31 Dhjetor 2019. TPZ


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hari Lena GROUP kërkon Menaxher Shitje për Sarandë
La Mar Restaurant kërkon Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Zyra Western Union Sarandë kërkon Korrier për të shpërndarë pakot
Vodhën skaf dhe gomone në Korfuz, 1 i arrestuar dhe 3 në kërkim – VIDEO
Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës
Fast Food STATION kërkon Punonjës Fast Food-i  dhe Punonjëse Pastrimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.