SPAK arrestime në Sarandë: Një zyrtar i Policisë përfundon në pranga

01/03/2522:29

Shperndaje:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur një operacion të gjerë në jug të Shqipërisë, ku janë lëshuar disa urdhër-arreste për disa efektivë të Policisë së Shtetit.

 

I shpallur në kërkim është shefi i Komisariatit i Policisë Kufitare në Sarandë, Elvis Dervishi i akuzuar për trafikimi të narkotikëve, grup të strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.

 

Operacioni është realizuar në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe ka për qëllim goditjen e lidhjeve të dyshimta mes policisë dhe grupeve kriminale. Hetimet kanë nisur pas dyshimeve se disa efektivë të policisë janë të përfshirë në aktivitete kriminale, duke ndihmuar dhe mbështetur grupet e strukturuara kriminale në rajon.

 

Për momentin, SPAK nuk ka dhënë detaje të tjera, por operacioni pritet të ketë zhvillime të mëtejshme. Hetimet janë duke vazhduar dhe priten informacione shtesë nga autoritetet që mund të ndihmojnë në zbardhjen e lidhjeve të mundshme mes policisë dhe grupeve të krimit të organizuar.

 

Ky operacion vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të SPAK për të luftuar korrupsionin dhe lidhjet kriminale brenda institucioneve të rendit, të cilat kanë qenë një shqetësim i madh për autoritetet ligjore në vend.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Në kulmin e krizës dhe sezonin e mbjelljeve fermerët mbeten pa mbështetje me naftë
Tuneli i Llogarasë teston traun, bëhet me pagesë brenda muajit
Seaview Restaurant në Sarandë kërkon staf nga data 15 maj
Casa Nostra Restaurant në Sarandë kërkon Kuzhinier/e  dhe Kamarier/e
ICEROLL Sarandë & Ksamil kërkon të punësojë staf për të zgjeruar ekipin
NOI Hotel në Ksamil kërkon Sanitare hoteli dhe Recepsionist/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.